Përballje

NBA/ Warriors marrin fitoren e radhës, Bulls mposhten me diferencë të ngushtë nga Suns


Tjetër xhiro u zhvillua në ligën amerikane të basketbollit, NBA, ku përsëri nuk mungoi spektakli.

Golden State Warriors po vazhdojnë me formë shumë të mirë, të cilët morën fitoren e nëntë radhazi.

Warriors këtë radhë mposhtën në udhëtim Oklahoma City Thunder me rezultat 98:110.

Ylli i Warriors, Stephen Curry, ishte më i miri në këtë sfidë, i cili realizoi 18 pikë, nëntë kërcime e 10 asistime, derisa për Oklahoma-n, lojë të mirë shfaqi Luguentz Dort me 36 pikë e katër kërcime.

Ndërkohë, ndeshje interesante u zhvillua edhe në “United Cent” të Chicago-s, aty ku Chicago Bulls u mposht me epërsi prej tre pikëve nga Phoenix Suns, me shifrat 124:127.

Devin Booker i Suns dhe DeMar DeRozan i Bulls, ishin basketbollistët më efikas në këtë sfidë me nga 38 pikë, derisa lojë të mirë shfaqi edhe Chris Paul, i cili realizoi 19 pikë e 11 asistime.

Miami Heat po vazhdon me formë të mirë, të cilët këtë herë mposhtën në udhëtim Washington Wizards me rezultat 100:121.

Bam Adebayo shfaqi lojë të mirë në këtë ndeshje, i cili realizoi 21 pikë, shtatë kërcime e katër asistime, derisa u dallua edhe basketbollisti i Wizards, me 20 pikë, e gjashtë kërcime.

Fitore këtë xhiro mori edhe Utah Jazz, të cilët mposhtën në shtëpi skuadrën e New York Knicks me rezultat 110:104.

Donovan Mitchell ishte më i dalluari i mbrëmjes, i cili realizoi 32 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore