Përballje

NBA/ Suns mposhtin Warriors, Heat fiton ndaj Celtics


Një tjetër xhiro interesante u zhvillua gjatë orëve të hershme të mëngjesit të së enjtes (me kohën tonë lokale) në ligën amerikane të basketbollit, NBA.

Skuadra më në formë aktualisht, Phoenix Suns, edhe pse kanë siguruar vendin e parë në Konferencën Perëndimore, nuk kanë të ndalur, të cilët morën fitoren e nëntë radhazi.

Suns këtë radhë mposhtën në udhëtim skuadrën e Golden State Warriors me rezultat 103:107.

Më i dalluari në këtë mbrëmje ishte basketbollisti i Warriors, Jordan Poole, i cili mbylli ndeshjen me 38 pikë, nëntë kërcime e shtatë asistime.

Derisa te Suns u dalluan Mikal Bridges me 22 pikë e shtatë kërcime dhe Devin Booker me 22 pikë e pesë kërcime.

Ndeshje shumë interesante u zhvillua edhe mes Boston Celtics dhe Miami Heat, e cila përfundoi me rezultat 98:106 në të mirë të këtyre të fundit.

Jaylen Brown ishte më efikasi në këtë mbrëmje te Celtics, i cili shënoi 28 pikë, 10 kërcime e gjashtë asistime, ndërsa te Heat, Jimmy Butler mbylli ndeshjen me 24 pikë.

Ndërkohë, Denver Nuggets mori një fitore të rëndësishme në udhëtim te Indiana Pacers me rezultat 118:125.

Nikola Jokic ishte më meritori për këtë fitore, i cili shënoi 37 pikë, 13 kërcime e nëntë asistime.

Memphis Grizzlies arriti ta sigurojë fazën play-off, të cilët në ndeshjen e fundit arritën fitore të ngushtë në udhëtim te San Antonio Spurs me rezultat 111:112.

Më i dalluari në këtë mbrëmje ishte basketbollisti i Spurs, Dejounte Murray me 33 pikë e 13 kërcime, ndërsa te Grizzlies, Tyus Jones realizoi 25 pikë.

Fazën play-off e siguroi edhe Dallas Mavericks, të cilët në ndeshjen e fundit arritën fitore në udhëtim te Cleveland Cavaliers me rezultat 112:120.

Luka Doncic ishte më meritori për këtë sukses, i cili shënoi 35 pikë, nëntë kërcime e 13 asistime, derisa te Cleveland u dallua Caris LeVert me 32 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime.

Rezultatet tjera të mbrëmjes:

Washington Wizards 127 – 110 Orlando Magic

New York Knicks 114 – 125 Charlotte Hornets

Toronto Raptors 125 – 102 Minnesota Timberwolves

Houston Rockets 118 – 121 Sacramento Kings

Oklahoma City Thunder 118 – 136 Atlanta Hawks

Portland Trail Blazers 107 – 117 New Orleans Pelicans

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore