Sport

NBA, spektakël qysh nga fillimi


Janë zhvilluar edhe 11 takime tjera në kuadër të javës hapëse në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Pasi kampionët e Bucks, dhe Golden State arritën fitore surprizuese në natën hapëse, as nata e dytë nuk zhgënjeu.

Finalistët e sezonit të kaluar, Phoenix Suns, u mundën në shtëpi nga Denver Nuggets.

Denver ishte më e mirë në tre nga katër fraksionet e takimit, duke fituar në fund me 12 pikë diferencë, 110 – 98.

Nikola Jokic ishte top koshashënuesi i takimit me 27 pikë, 13 kërcime dhe dy asistime.

Spurs arritën fitoren më të thellë të konferencës perëndimore, duke mposhtur Orlando Magic me rezultat 123 – 97.

Philadelphia 76ers po ashtu arriti një fitore të thellë, duke rrëzuar New Orlean Pelicans me rezultat 97 – 117.

Ndeshja më interesante e natës mund të thuhet se ishte ajo mes New York Knicks dhe Boston Celtics, që arriti deri në kohë shtesë.

Në fund, pas një periudhe më të mirë të shënimit, Knicks morrën fitoren me rezultat 138 – 134, në një ndeshje që i mbajti të gjithë të interesuar deri në fund.

Rezultatet e tjera të natës ishin:

Charlotte Hornets 123 – 122 Indiana Pacers

Detroit Pistons 88 – 94 Chicago Bulls

Toronto Raptors 83 – 98 Washington Wizards

Memphis Grizzlies 132 – 121 Cleveland Cavaliers

Minnesota Timberwolves 124 – 106 Houston Rockets

Utah Jazz 107 – 86 Oklahoma City Thunder

Portland Trail Blazers 121 – 124 Sacramento Kings

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore