Sport

NBA/ Rezultatet e ditës


Janë luajtur ndeshjet e radhës në Ligën Amerikane të Basketbollit, e njohur ndryshe si NBA.

Në “Bankers Life Fieldhouse”, Indiana Pacers 114- 107 Huston Rockets, Malcolm Brogdon-i ishte më i miri për Peacers-at, pasi shënoi 35 pikë, dy rebounds dhe shtatë asiste. John Wall-i ishte më i miri për Rockets-at, me 28 pikë të shënuara, gjashtë rebounds dhe tre asiste.

Në “Amway Center”, Orlando Magic 105-94 Cleveland Cavaliers, për Magic-et më i miri ishte Nikola Vuçeviç-i me 16 pikë të shënuara, shtatë rebounds dhe gjashtë asiste. Ndërsa për Cavaliers-at spikati, Andre Drummond-i me 19 pikë të shënuara, 15 rebounds dhe një asist.

Në “Wells Fargo Center”, Philadelphia-76ers 141 – 136 Washington Wizards, për vendasit më i miri ishte Joel Emibiid-i që shënoi 38 pikë, tetë rebounds dhe pesë asiste. Në krahun tjetër më i miri ishte Bradley Beal-i me 60 pikë të shënuara, shtatë rebounds dhe pesë asiste.

Në “State Farm Arena”, Atlanta Hawks 94 – 102 Charlotte Hornets, për vendasit spikati John Collins-i me 23 pikë, 11 rebounds dhe një asist. Për miqtë më produktivi ishte Gordon Hayward-i me 44 pikë të shënuara, shtatë rerbounds dhe dy asiste.

Në “American Airlines Arena”, Miami Heat 105 – 107 Boston Celtics, për Heart-s më i miri ishte Jimmy Butler-i me 26 pikë të shënuara, tetë rebounds dhe tre asiste. Jaylen Brown-i ishte lideri i Celtics-it, me 21 pikë të shënuara, 12 rebounds dhe pesë asiste.

Në “Madison Square Garden” New York Knicks 112 – 100 Utah Jazz. Julius Randle ishte kryesori për Knicks-at, me 30 pikë, 16 rebounds dhe shtatë asiste. Për Jazz-in spikati Rudy Gobert-i me 14 pikë, 12 rebounds dhe dy asiste.

Në “Fiserv Forum” Milwaukee Bucks 130 – 115 Detroit Pistons. Për Bucks-at spikati Giannis Antetokounmpo-s me 25 pikë, tetë rebounds dhe katër asiste. Ndërsa për Pistons-at kryesori ishte Jerami Grant-i me 31 pikë, 10 rebounds dhe një asist.

Në “Smoothie King Center”, New Orleans Pelicans 110 – 111 Oklahoma City Thunder. Tek Pelicans-at spikati Brandon Ingram-i me 24 pikë, 11 rebounds dhe katër asiste. Ndërsa tek Thunder-s, Darius Bazley, me 20 pikë, 12 rebounds dhe tre asiste.

Në “PHX Arena”, Phoenix Suns 123 – 115 Toronto Raptors. Për Suns-at spikati Devin Booker-i me 24 pikë, një rebounds dhe gjashtë asiste. Në krahun tjetër spikati Pascal Siakam-i me 32 pikë, nëntë rebounds dhe tre asiste.

Në “Chase Center” Golden State Warriors 101 – 108 LA Clippers. Për Warriors-at spikati Eric Paschall-i me 19 pikë, tre rebounds dhe një asist, ndërsa për Clippers-at spikati Paul Geroge me 21 pikë, 12 rebounds dhe një asist.

Në “Golden 1 Center” u luajt dhe takimi i fundit, Sacramento Kings 128 – 124 Chicago Bulls. Për Kings-at kryesori ishte Richaun Holmes-i me 24 pikë, tetë rebounds dhe pesë asiste, ndërsa për Bulls-at shkëlqeu Coby White me 36 pikë, tre rebounds dhe shtatë asiste.

Aktualisht Konferencën e Lindjes e udhëheq Philadelphia 76ers, ndërsa atë të Perëndimit e udhëheq Phoenix Suns./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore