Përballje

NBA premton tjetër natë të magjishme


Ndeshjet e NBA parashihen të jenë interesante, të cilat do fillojnë në 21:30, deri në 2:30 pas mesnate (Me orën tonë lokale).

Los Angeles Clippers – Dallas Mavericks

Dueli i parë do jetë mes Los Angeles Clippers dhe Dallas Mavericks në ora 21:30.

Të dy skuadrat po kalojnë një formë jo të mirë, të cilët kanë humbur dy ndeshjet e tyre të fundit.

Te Clippers do të mungojnë Kawhi Leonard, Marcus Morris dhe Keon Johnson.

Ndërsa në anët e Mavericks, do të mungojë lojtari i tyre kryesore, slloveni Luka Doncic dhe Maxi Kleber.

Momentalisht, Mavericks radhiten në pozitën e katërt me nëntë fitore e gjashtë humbje, ndërsa Clippers janë një pozitë më poshtë, me vetëm një humbje më shumë se Dallas-i në konferencën perëndimore.

Detroit Pistons – Los Angeles Lakers

Ndeshja mes Pistons dhe Lakers do të fillojë në ora 00:00 në Detroit.

Befasisht, Pistons po kalojnë një formë më të mirë se Lakers, të cilët kanë dy fitore e tre humbje në pesë ndeshjet e fundit.

Ndërsa Lakers kanë vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Ylli i Lakers, LeBron James kishte munguar për një kohë të gjatë, dhe u kthye në ndeshjen e fundit përballë Boston Celtics, të cilën e humbën skuadra nga Los Angelos-i.

Te Lakers do mungojnë të zakonshmit, Trevor Ariza e Kendrick Nunn dhe LeBron James nuk është ende i sigurt nëse do jetë i gatshëm për ndeshjen.

Deri më tani, Lakers radhiten në pozitën e nëntë në konferencën perëndimore me tetë fitore e nëntë humbje.

Ndërsa Pistons janë në pozitën e 14-të në konferencën lindore me katër fitore e 11 humbje.

Phoenix Suns – Denver Nuggets

Në ora 02:00 pas mesnate do të përballen Phoenix Suns dhe Denver Nuggets.

Suns do kërkojnë pikët maksimale në këtë duel, pasi ata synojnë të vazhdojnë serinë fantastike të fitoreve.

Phoenix po kalojnë një formë shumë të mirë, ku ka fituar 11 ndeshjet e tyre të fundit.

Kurse në anën tjetër, Nuggets kanë tre humbje dhe dy fitore në pesë ndeshjet e tyre të fundit.

Te Phoenix Suns pritet të mungojë vetëm Dario Saric, ndërsa te Nuggets nuk do jenë prezent Michael Portet Jr e Jamal Murray.

Ylli i Nuggets dhe MVP, Nikola Jokic po ashtu mund të mungojë në këtë ndeshje, për shkak të një lëndimi në dorë, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar nga ai ose klubi.

Suns radhiten në pozitën e dytë me 12 fitore e tre humbje, kurse Nuggets janë në vendin e gjashtë me nëntë fitore e shtatë humbje në konferencën perëndimore.

Chicago Bulls – New York Knicks

Ndeshja tjetër që fillon në ora 02:00 pas mesnate është dueli mes Bulls dhe Knicks.

Chicago Bulls po kalojnë një nga sezonet më të mira në 10 vitet e fundit, dhe ata do synojnë përsëri fitoren për të barazuar rekordin me Brooklyn Nets.

New York Knicks po ashtu po kalojnë një sezon mjaft të mirë, pasi kanë arritur shtatë fitore deri më tani.

Në pesë ndeshjet e fundit, Bulls kanë tre fitore dhe dy humbje, ndërsa Knicks kanë dy fitore dhe tre humbje.

Knicks nuk do kenë asnjë mungesë, ndërsa te Bulls do mungojë Nikola Vucevic, i cili është lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin e Chicago-s.

Bulls radhiten në pozitën e dytë me 11 fitore e 5 humbje, ndërsa Knicks janë në vendin e pestë me 9 fitore e shtatë humbje në konferencën lindore.

Golden State Warriors – Toronto Raptors

Ndeshja e fundit do jetë mes GSË dhe Raptors, e cila fillon në ora 02:30 pas mesnate.

Golden State Warriors po kalojnë formën më të mirë në dy vitet e fundit, ku kanë 10 fitore dhe vetëm një humbje në 11 ndeshjet e tyre të fundit.

Raptors në anën tjetër nuk po kalojnë një formë shumë të mirë, pasi kanë tre humbje dhe dy fitore në pesë ndeshjet e tyre të fundit.

Te GSW do mungojnë të zakonshmit, Klay Thompson i cili pritet të kthehet në dhjetor pas dy vitesh dhe James Wiseman.

Stephen Curry, Draymond Green, Andre Iguodala dhe Otto Porter mund të mungojnë në duelin me Raptors po ashtu, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për këta lojtarë.

Momentalisht GSW radhiten në pozitën e parë në konferencën perëndimore me 14 fitore dhe dy humbje.

Kurse Raptors janë në vendin e 11-të në konferencën lindore me tetë fitore e nëntë humbje.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore