Sport

NBA: Pjesëmarrësit e garave të All Star


Më 7 mars do zhvillohet ndeshja e All Star, po ashtu edhe gara për trepikësh, ngulitja më e mirë dhe gara e aftësive basketbollistike.

Tani më janë shpallur edhe pjesëmarrësit e këtyre kompeticioneve.

Gara për trepikësh dhe ajo për aftësitë basketbollistike do të mbahet para se të filloi ndeshja e All Star, ndërsa gara për ngulitjen më të mire do të mbahet në pushimin pas pjesës së parë.

Gara për tre pikë e vitit 2021 do jetë nga më interesantet në histori të NBA.

Pjesëmarrësit e kësaj gare janë:

Stephen Curry i cili ka thyer pothuajse çdo rekord për tre pikë, dhe ish kampion i kësaj gare në vitin 2015.

Donovan Mitchel i cili po e udhëheq ekipin e tij në pozicionin e parë në NBA dhe ish kampion i garës për ngulitjen më të mire.

Jayson Tatum i cili ka qenë fitues i garës për aftësitë basketbollistike, kërkon edhe fitoren e garës për tre pikë.

Jaylen Brown ka një mesatare prej 24.8 pikëve për lojë dhe është hera e parë që ai merr pjesë në një kompeticion të All Star.

Devin Booker ka rekordin e më së shumti tre pikësha në histori të garës për tre pikë dhe ka qenë fitues i kësaj gare në vitin 2018.

Zach LaVine, dy herë fituesi i garës për ngulitjen më të mirë, shikon të marrë edhe një titull të All Star, këtë herë, në garën për tre pikë.

Gara për aftësitë basketbollistike pritet të jetë më interesantja e All Star.

Nga gjashte pjesëmarrësit e kësaj gare, pesë nga ta janë yje në ekipet e tyre dhe do marrin pjesë në ndeshjen e All Star.

Pjesëmarrësit e kësaj gare janë:

Luka doncic i cili është një nga lojtarët më të mirë në ligë, dhe ka një mesatare fantastike prej 28.6 pikëve, 8.4 kërcimeve dhe 9 asistimeve.

Chris Paul ishte pjesë e kësaj gare edhe katër herë më herët, por kurrë nuk gjeti fitoren, edhe pse është një nga plejmejkerët më të mirë në histori.

Domantos Sabonis është një nga asistuesit më të mirë në ligë dhe po kalon një sezon shumë të mirë ku është zgjedhur all star për herë të dytë.

Julius Randle po kalon sezonin më të mirë të karrierës së tij, i cili po ashtu po udhëheq ekipin e New York Knicks në garën për playoff.

Qendra e Orlando Magic Nikola Vucevic, do të marr pjesë në këtë garë, i cili po ashtu po kalon një formë shumë të mirë.

Robert Covington është i vetmi lojtar që nuk konsiderohet si yll në këtë garë. Lojtari i Portland Trail Blazzers është dukë kaluar një formë mjaft të mirë, dhe ka mundësi ta fitoj këtë garë.

Gara për ngulitje e cila do mbahet gjatë lojës së All star, gjatë viteve të kaluara konsiderohej si më interesantja, por këtë herë pjesëmarrësit nuk janë aq të mirë si zakonisht.

Pjesëmarrësit për garën për ngulitjën më të mirë janë:

Obi Toppin- Rookie i New York Knicks i cili ka shfaqur disa ngulitje fantastike gjatë lojëve në NBA dhe në kolegj.

Anfernee Simons- Lojtari i Portland Trail Blazzers i cili kishte disa ngulitje të mira gjatë ndeshjeve në kolegj, por nuk ka pasur ndonjë sekuencë fantastike në NBA.

Cassius Stanley- Lojtari i Indiana Pacers të cilit s’iu ka dhënë shumë hapësirë të tregojë veten, por mund të befasojë me aftësitë e tij.

Ndërsa gjyqtarët e ngulitjes më të mirë janë të gjithë ish kampion të kësaj gare.

Spud Webb është njeriu më i shkurtë që ka fituar këtë garë. Ai është 168 cm dhe ka fituar këtë kompeticion në vitin 1986.

Domiunique Willkins i cili ka fituar këtë garë dy herë, në vitin 1985 dhe 1990 konsiderohet si një nga më të mirët që morrën pjesë në këtë garë.

Jason Richardson kishte fituar këtë garë në vitin 2002 dhe 2003 i cili bëhet lojtari i vetëm pas Michael Jordan i cili e kishte fituar dy vjet radhazi.

Josh Smith kishte fituar këtë garë në sezonin e tij të parë në ligë, në vitin 2005.

Dee Brown ishte fituesi i garës në vitin 1991.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore