Përballje

NBA/ Lakers ndalen përsëri, rikthehen te fitorja kampionët dhe Chicago Bulls


Orët e hershme të mëngjesit të së enjtes (me kohën tonë lokale) u zhvilluan edhe 13 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Los Angeles Lakers kanë vazhduar me formë të dobët, duke pësuar humbjen e katërt brenda pesë ndeshjeve, teksa u mposhtën nga Indiana Pacers me rezultat 104:111.

Ylli i Lakers, LeBron James, shënoi 30 pikë, 12 kërcime dhe pesë asistime në këtë takim, por nuk mundi të evitojë dot humbjen për ekipin e tij.

Ndërsa për mysafirët, lojë të mirë shfaqi Caris LeVert, duke shënuar 30 pikë e tetë kërcime.

Ndërkohë, kampionët në fuqi të NBA, Milwaukee Bucks, u rikthyen te fitorja pas dy humbjeve radhazi, teksa mposhtën Memphis Grizzlies me shifrat 126:114.

Giannis Antetokounmpo ishte ylli i mbrëmjes në këtë takim, duke shënuar 33 pikë, 15 kërcime e shtatë asistime.

Derisa për mysafirët, lojë shumë të mirë shfaqi edhe Ja Morant, duke shënuar 33 pikë, tetë kërcime e 14 asistime.

Edhe Chicago Bulls u rikthye te fitorja pas katër humbjeve radhazi, teksa mposhtën Cleveland Cavaliers me rezultat 117:104.

DeMar DeRozan me 30 pikë e shtatë asistime dhe Nikola Vucevic me 24 pikë e 12 kërcime ndihmuan ekipin e Chicago-s që të rikthehet te suksesi.

Derisa për Cleveland u dallua finlandezi Lauri Markkanen, i cili kontribuoi me 28 pikë e shtatë kërcime.

Ndërkohë, Miami Heat po vazhdon me formë të mirë, të cilët morën fitoren e gjashtë brenda shtatë ndeshjeve, duke mposhtur Portland Trail Blazers me rezultat 104:92.

Brooklyn Nets gjithashtu mori një fitore të rëndësishme, teksa mposhtën në udhëtim Washington Wizards, me epërsi të ngushtë prej 118:119.

Rezultatet e ndeshjeve tjera:

Philadelphia 76ers 123 – 110 Orlando Magic

Atlanta Hawks 134 – 122 Minnesota Timberëolves

Boston Celtics 102 – 111 Charlotte Hornets

Dallas Mavericks 102 – 98 Toronto Raptors

San Antonio Spurs 118 – 96 Oklahoma City Thunder

Utah Jazz 111 – 116 Houston Rockets

Denver Nuggets 130 – 128 Los Angeles Clippers

Sacramento Kings 131 – 133 Detroit Pistons

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore