Përballje

NBA/ Heat mposhten nga Warriors, Lakers pësojnë nga 76ers


Tjetër xhiro shumë interesante u zhvillua në ligën amerikane të basketbollit, NBA.

Takim interesant u zhvillua mes Miami Heat dhe Golden State Warriors, i cili përfundoi me rezultat 104:118 në të mirë të Warriors.

Më efikasi në këtë sfidë ishte Jordan Poole me 30 pikë, katër kërcime e nëntë asistime, derisa te Heat u dalluan Kyle Lowry me 26 pikë e nëntë asistime dhe Bam Adebayo me 25 pikë e nëntë kërcime.

Ndeshje interesante ishte edhe ajo mes Los Angeles Lakers dhe Philadelphia 76ers, e cila përfundoi me rezultat 121:126 në të mirë të 76ers.

Qendra kamerunase, Joel Embiid ishte më meritori për fitoren e 76ers me 30 pikë, 10 kërcime e tre asistime.

Ndërsa Lakers në këtë sfidë ishin pa dy yjet e skuadrës si LeBron James dhe Anthony Davis që munguan shkaku lëndimeve.

Dwight Howard e Russell Westbrook e mbyllën ndeshjen me nga 24 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Brooklyn Nets u befasua, duke u mposhtur nga Memphis Grizzlies me rezultat 132:120.

Kyrie Irving ishte më i dalluari i kësaj sfide me 43 pikë e tetë asistime, ndërsa te Nets, Kevin Durant mbylli ndeshjen me 35 pikë, 11 kërcime e tetë asistime.

Ndërkaq, Phoenix Suns po vazhdon me formë shumë të mirë edhe pse kanë siguruar fazën play-off.

Suns morën fitoren e 59-të për këtë sezon, ku këtë radhë mposhtën Minnesota Timberwolves me rezultat 116:125.

Deandre Ayton ishte më i dalluari në këtë ndeshje me 35 pikë e 14 kërcime, derisa Devin Booker kontribuoi me 28 pikë e shtatë asistime.

Interesante ishte edhe ndeshja mes Boston Celtics dhe Utah Jazz, e cila u mbyll me rezultat 125:97 në favor të Celtics.

Donovan Mitchell ishte më meritori për fitoren e vendasve, i cili mbylli ndeshjen me 37 pikë e gjashtë kërcime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore