Përballje

NBA/ Golden State Warriors rikthehet te fitorja


Golden State Warriors janë kthyer te fitorja në NBA, teksa mposhtën Detroit Pistons, me rezultat 102:86.

Rikthimi i yllit të Warriors, Stephen Curry, ndikoi te gjigandët e ligës amerikane të basketbollit, duke marrë fitoren e 32-të, krahas 12 humbjeve.

Më i dalluari te Warriors ishte Klay Thompson, duke realizuar 21 pikë, derisa te skuadra mysafire, u dallua Rodney McGruder, me 19 pikë.

Me këtë sukses, Golden State mban vendin e dytë në Konferencën Perëndimore, ndërsa Detroit Pistons renditen në vendin e parafundit të Konferencës Lindore.

Ndeshja tjetër e mbrëmjes, ishte ishte shumë interesante, teksa Minnesota Timberwolves fitoi vetëm me dy pikë epërsi ndaj New York Knicks, me rezultat 110:112.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore