Përballje

NBA/ Dy ndeshje zgjidhen me kohë shtesë, Warriors fitojnë me lehtësi


Ndeshjet në NBA ishin shumë interesante, ku dy duele shkuan në kohë shtesë, dhe Stephen Curry theu rekordin e më së shumti tre pikëshave në histori të NBA.

New York Knicks – Golden State Warriors

Dueli mes Knicks dhe Warriors përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 96:105.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, por rekordi që theu Curry, duket se motivoi edhe shokët e tij të skuadrës.

Stephenn Curry kishte një ndeshje të mirë ku shënoi 22 pikë dhe theu rekordin e Ray Allen për më së shumti tre pikëshave në histori, të cilat janë gjithsej 2974.

Përveç Curry-t, në fitoren e GSW kontribuuan edhe Jordan Poole me 19 pikë e 9 kërcime, Andrew Wiggins me 18 pikë dhe Draymond Green me 8 pikë e 11 asiste.

Ndërsa më të dalluarit te Knicks ishin Julius Randle me 31 pikë, Derrick Rose me 15 dhe Alec Burks me 14.

Brooklyn Nets – Toronto Raptors

Ndeshja mes Nets dhe Raptors shkoi në vazhdime, dhe përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 131:129.

Pjesa e parë ishte e dominuar nga Nets, ku ata morën një epërsi prej 10 pikëve.

Por në çerekun e tretë, Raptors patën një seri të mirë shënimi prej 44 pikëve.

Kevin Durant pati një performancë shumë të mirë, i cili arriti dyshifrorë të trefishtë me 34 pikë, 13 kërcime e 11 asistime.

Përpos Durant, te Brooklyn kontribuuan edhe Patty Mills me 30 pikë e Kessler Edwards me 17 pikë e 10 kërcime.

Kurse te Raptors, më të mirët ishin Fred VanVleet me 31 pikë, Pascal Siakam me 25, Scottie Barnes me 23 pikë e 12 kërcime dhe Gary Trent Jr me 25 pikë.

Portland Trail Blazers – Phoenix Suns

Dueli mes Blazers dhe Suns po ashtu shkoj në kohë shtesë dhe përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 107:111.

Pjesa e parë ishte e dominuar nga Suns fillimisht, por gjithçka ndryshoi në dy çerekët e fundit ku dy skuadrat arritën në një rezultat të barabartë.

Suns arritën të fitojnë edhe pa lojtarin e tyre kryesorë, Devin Booker.

Më të dalluarit te Suns ishin Deandre Ayton me 28 pikë e 13 kërcime dhe Chris Paul me 24 pikë e 14 asistime.

Ndërsa në anën e Blazers, më të mirët ishin Damian Lillard me 31 pikë e 10 asistime, Norman Powell me 23 pikë dhe Jusuf Nurkic me 17 pikë e 13 kërcime.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore