Përballje

NBA dhuron spektakël


Nata e dy shkurtit ishte e mrekullueshme për ndjekësit e NBA. Ndeshja fantastike mes Brooklyn Nets dhe Los Angeles Clippers, 54 pikët e Fred Van Vleet në perballjen me Orlando Magic e shumë befasi të tjera qe ndodhen brenda një nate.

Ndeshja mes Nets dhe Clippers ishte një nga më të priturat për fansat e NBA. Kjo lojë përfundoi me një fitore të ngushtë të Nets prej 124-120.

Edhe pse Clippers humbën në këtë përballje, ata luftuan deri në fund. Clippers kishin 3 lojtarë me më shumë se 20 pikë por kjo nuk i mjaftoi të fitojë kundër super ekipit të Nets.

Te Clippers u dalluian Kawhi Leonard me 33 pikë, 5 kërcime e 5 asistime, Paul George me 26 pikë e 6 asistime dhe Nicolas Batum i cili kishte 21 pikë dhe 6 kërcime.

Kurse, fitoren e Nets e ndihmuan 3 super yjet e skuadrës, James Harden, Kevin Durant dhe Kyrie Irving.

Harden kishte statistika madhështore ku arriti edhe dyshifror të trefisht me 23 pikë, 11 kërcime dhe 10 asistime, Durant po ashtu kontribuoi me 28 pikë e 9 kërcime dhe Kyrie Irving, i cili shënoi 39 pikë dhe ishte lojtari me më së shumti pikë në të gjithë ndeshjen.

 

Në NBA u thye edhe një rekord, këtë herë nga lojtari i Toronto Raptors, Fred Van Vleet.

Ai arriti të shënojë 54 pikë ku kishte thyer rekordin e Moses Malone për më së shumti pikë të shënuara nga një lojtar i pa draftuar.

Por, ky nuk ishte rekordi i vetëm qe Van Vleet theu në Orlando. Ai, po ashtu theu rekordin e më së shumti pikëve nga një lojtar në uniformën e Toronto Raptors, dhe ishte një tre pikësh larg të barazonte Donyell Marshall për më së shumti tre pikësha nga një lojtar i Raptors. Rekordi i Marshall është 12 tre pikësha, kurse Van Vleet arriti të shenojë 11.

Raptors arritën një fitore bindëse ndaj Orlando Magic me rezultat prej 123-108.

Përveç 54 pikëve te Van Vleet kontribuan edhe Kyle Lowry me dyshifror të trefisht prej 14 pikëve, 10 kërcimeve e 10 asistimeve dhe Pascal Siakam me 12 pikë e 8 asistime.

Në qytetin e Washington, në ndeshjen mes Portland Trail Blazzers dhe Washington Wizards, Carmelo Anthony kaloi legjendën e Atlanta Hawks në listën e lojtarëve me më së shumti pikë ne histori.

Anthony tani është në pozitën e 13 me 26,675 pikë të shënuara gjatë karrierës së tij.

Blazzers triumfuan kundër Wizards me rezultat prej 132-121.

Në anën e Wizards u dalluan Beal me 37 pikë të shënuara, Rui Hachimura me 24 pikë të shënuara dhe Westbrook i cili arriti një dyshifror të trefisht me 17 pikë, 12 kërcime e 10 asistime.

Kurse tek Blazzers, 6 lojtarë kontribuuan me pikë dyshifrore.

Më të mirët ne anën e Blazzers ishin Damian Lillard me 32 pikë e 8 asistime, Gary Trent Jr me 26 pikë, Carmelo Anthony me 21 pikë dhe Enes Kanter me 14 pikë dhe 15 kërcime.

Ekipi i të rinjve të Memphis Grizzlies po ashtu u mposhten nga Indiana Pacers me rezultat 116-134.

Memphis Grizzlies kishin 6 lojtarë me pikë dyshifrore, dhe më i dalluari në anët e Grizzlies Dillon Brooks me 25 pikë të shënuara.

Ndërsa ekipi i Pacers kishin lojtarë me performanca dominuese. Domantos Sabonis i cili kishte 32 pikë, 13 kërcime e 5 asistime, Malcolm Brogdon me 23 pikë e 7 asistime dhe Myles Turner me 22 pikë, 11 kërcime dhe 5 bllokada.

Ndeshja mes Golden State Warriors dhe Boston Celtics u mbyll me rezultat të ngushtë por fitore të Celtics me rezultat prej 107-111

Steph Curry nuk kishte ndihmën e duhur për të mposhtur ekipin nga Bostoni, Curry shënoi 38 pikë me 11 kërcime dhe 8 asistime por kjo nuk ishte e mjaftueshme.

Në anën tjetër Tatum shënoi 27 pikë me 9 kërcime por ndryshe nga Curry, ai kishte ndihmën e ekpit. Kemba Walker shënoi 19 pikë me 7 kërcime dhe 5 asistime dhe Jaylen Brown me 18 pikë, 10 kërcime e 4 asistime.

Pas humbjes kundër Denver Nuggets, ekipi i Utah Jazz kthehen përsëri në rrugën e fitoreve. Utah Jazz mposhtën ekipin e Detroit Pistons 117-105.

Më të dalluarit në ekipin e Pistons ishin Jerami Grant me 27 pikë, 4 kërcime e 4 asistime dhe Josh Jackson me 22 pikë dhe 8 kërcime.

Në anët e Jazz u dalluan Donovan Mitchell me 32 pikë e 6 kërcime, Mike Conley me 20 pikë e 5 asistime dhe Bojan Bogdanovic me 18 pikë.

 

Kjo është renditja tabelare për konferencën lindore deri më datën 2 shkurt.

Konferencës lindore i prin Philadelphia 76ers me rekord prej 15 fitoreve dhe 6 humbjeve.

 

Kjo është renditja tabelare për konferencën perëndimore deri më datën 2 shkurt.

Konferencës perëndimore i prin Utah Jazz me rekord prej 16 fitoreve dhe 5 humbjeve të cilët po ashtu kanë edhe rekordin më të mirë në NBA.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore