Përballje

NBA/ Bucks mposhten nga Mavericks, Nuggets marrin fitore ndaj Lakers


Një tjetër xhiro interesante u zhvillua në ligën amerikane të basketbollit, NBA.

Kampionët në fuqi të NBA, Milwaukee Bucks, janë mposhtur në shtëpi nga Dallas Mavericks me rezultat 112:118.

Më meritori për këtë sukses të Mavericks ishte Luka Doncic me 32 pikë, tetë kërcime e 15 asistime, derisa te Mileaukee u dallua Giannis Antetokounmpo me 28 pikë e 10 kërcime.

Ndeshje interesante u zhvillua edhe mes Los Angeles Lakers dhe Denver Nuggets, e cila përfundoi në të mirë të këtyre të fundit me shifrat 118:129.

Nikola Jokic ishte më efikasi te skuadra mysafire me 38 pikë, 18 kërcime e gjashtë asistime, derisa te Lakers u dallua Anthony Davis me 28 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime dhe Russell Westbrook me 27 pikë, 10 kërcime e shtatë asistime.

Skuadra e Golden State Warriors ka marrë fitoren e dytë radhazi pas një serie negative, teksa këtë herë kanë mposhtur në udhëtim Sacramento Kings me rezultat 90:119.

Andrew Wiggins me 25 pikë dhe Jordan Poole me 22 sosh, ishin më meritorët në suksesin e Warriors.

Suksesin e katërt radhazi e arritën edhe Miami Heat, të cilët fituan në udhëtim te Toronto Raptors me shifrat 109:114.

Ndërkohë, Phoenix Suns është ndalur për herë të dytë radhazi, ku këtë herë pësuan nga Oklahoma City Thunder me rezultat 117:96.

Por, vlen të theksohet se tashmë Suns kanë siguruar vendin e parë në tabelën e Konferencës Perëndimore.

Ndërkohë, ndeshje shumë interesante u zhvillua edhe mes Cleveland Cavaliers dhe Philadelphia 76ers, e cila përfundoi me shifrat 108:112 në favor të 76ers.

Joel Embiid ishte më i dalluari te skuadra mike me 44 pikë e 17 kërcime, ndërsa te Cleveland u dallua James Harden, i cili realizoi “triple-duble” me 21 pikë, 10 kërcime e 10 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore