Përballje

NBA/ Barazohet seria e dy ndeshjeve çerekfinale


NBA ka hyrë në fazën e nxehtë dhe çdo mbrëmje vazhdon të dhurojë emocione dhe spektakël.

Orët e hershme të mëngjesit të së mërkures (me kohën tonë lokale), u zhvilluan dy ndeshjet e dyta çerekfinale të fazës “Play-off”, ky të dyja tashmë janë me fitore të barabarta.

Boston Celtics shënoi fitore të madhe ndaj kampionëve në fuqi, Milwaukee Bucks me rezultat 109:86, kështu duke e çuar serinë e ndeshjeve në 1:1.

Jaylen Brown me 30 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime dhe Jayson Tatum me 29 pikë e tetë asistime, ishin më të dalluarit te Celtics.

Ndërsa te Bucks, si zakonisht shkëlqeu Giannis Antetokounmpo me 28 pikë, nëntë kërcime e shtatë asistime.

Ndeshja e radhës mes tyre do të zhvillohet më 7 maj, ku në dy takimet e radhës, Milwaukee do të jetë vendas.

Takim tjetër interesant u zhvillua edhe mes Memphis Grizzlies dhe Golden State Warriors, në të cilin triumfuan Grizzlies me shifrat 106:101, duke e çuar serinë e ndeshjeve në 1:1.

Më meritori për këtë fitore ishte Ja Morant, i cili shënoi 47 pikë, tetë kërcime e po aq asistime.

Ndërsa te Warriors u dallua ylli i tyre, Stephen Curry me 27 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime.

Takimi i radhës mes tyre do të zhvillohet më 8 maj, ku Warriors do të jenë vendas në dy ndeshjet e radhës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore