Lajme

Navalny fiton Çmimin Sakharov, vlerësimi më i lartë i BE-së


Udhëheqësi i opozitës ruse, tashmë i burgosur, Alexei Navalny, është vlerësuar me Çmimin Sakharov Për Lirinë e Mendimit”, çmimi më i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Ky çmimi u zgjodh nga drejtuesit e partive politike të përfaqësuara në Parlamentin Evropian (PE), gjatë një sesioni plenar në Strasburg, të mërkurën pasdite.

Navalny, armiku më i shquar i presidentit rus, Vladimir Putin, u nominua përkrah grave afgane, gjendja e të cilëve ka qenë në fokus të vëmendjes, pas marrjes së pushtetit nga talebanët.

Pjesë e nominimit ishte dhe Jeanine Áñez, një politikane boliviane e cila u bë presidente e përkohshme në vitin 2019, pas mashtrimit elektoral nga Evo Morales. Áñez u arrestua më vonë për “komplot” për grusht shteti kundër Morales.

Çmimi Sakharov u krijua në 1988-n për të nderuar individët dhe organizatat që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Çmimi vjetor është emëruar në nder të fizikanit sovjetik dhe disidentit politik Andrei Sakharov. Ai ishte dhe avokat i lirive civile në ish -Bashkimin Sovjetik.

Fituesit e parë të këtij çmimi ishin Nelson Mandela dhe Anatoli Marchenko.

Çmimi prej 50 mijë eurosh supozohet të jepet gjatë sesionit të Parlamentit Evropian (PE) në Strasburg, më 15 dhjetor.

Edhe pse kjo duket se nuk ka gjasa të ndodhë në rastin e Navalny pasi aktualisht po vuan dënimin prej dy vjet e gjysmë burg, për mashtrim në Rusi.

Ai ka deklaruar se akuzat ishin të motivuara politikisht për të ndaluar sfidën e tij ndaj Kremlinit. Autoritetet ruse kanë hapur një çështje të re penale kundër Navalny që mund të zgjasë qëndrimin e tij në burg, edhe për një dekadë.

“Çmimi i sotëm njeh trimërinë e tij të pamasë dhe ne përsërisim thirrjen për lirimin e menjëhershëm të Navalny-t”, tha David Sassoli, president i PS-së, në një postim në Twitter.

Ndërsa eurodeputeti gjerman i grupit të qendrës së djathtë (EPP), njëherësh dhe kryetar i komisionit parlamentar për punët e jashtme, tha se angazhimi i pandërprerë i Navalny-t, për një Rusi demokratike, është përfaqësues i shumë aktivistëve që po luftojnë për të drejtat liberale”.

“Trimëria e tij për shprehjen e lirë të mendimit tregon se rëndësinë për politikën demokratike, dinjitetin njerëzor dhe paqen”, tha eurodeputeti belg Guy Verhofstadt, nga Renew Europe.

Alexei Navalny u arrestua më 17 janar, pasi u kthye në Rusi nga Gjermania – ku u trajtua për helmim me një agjent nervor të tipit “Novichok”.

Për këtë të fundit, ai ka hedhur akuza se ishte urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin.

Autoritetet e Kremlinit kanë mohuar çdo rol në incidentin, i cili ishte sulmi i fundit ndaj Navalny-it.

Më shumë se 10 mijë njerëz u mblodhën gjatë tubimeve mbarëkombëtare që protestonin kundër arrestimit të Navalny-it të organizuar në më shumë se 100 qytete ruse më 23 janar dhe 31 janar.

Më 2 shkurt, Navalny u dënua për shkelje të kushteve të dënimit të tij të pezulluar në lidhje me një rast përvetësimi që ai e ka quajtur të motivuar politikisht.

Kritiku i hapur i Kremlinit aktualisht po vuan një dënim prej 2 vite e gjysmë për shkelje të lirimit me kusht.

Ky vendim nxiti protesta të reja, që u shpërndanë gjithashtu me forcë nga policia.

Më shumë se 1 mijë e 400 njerëz u arrestuan nga policia në Moskë, Shën Petersburg dhe qytete të tjera ruse gjatë atyre demonstratave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore