Bota

Navalny 30 ditë nën arrest


Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, do të qëndrojë për 30 ditë nën arrest. Ky vendim u mor në një seancë gjyqësore të jashtëzakonshme, të thirrur në më pak se 24 orë pas ndalimit të Navalny-t në Moskë.

Ndaj Navalny-t kërkohet një dënim me tre vite e gjysmë burgim nga Shërbimi Federal i Burgjeve në Rusi. Ky dënim mendohet të zëvendësojë pezullimin e mëparshëm të dhënë nga gjykata ndaj opozitarit rus.

Në 2014-ën, Navalny është akuzuar për mashtrim dhe përftim fondesh në mënyrë të jashtëligjshme. Ato akuza cilësuan nga Navalny si “të motivuara politikisht”. Tashmë, gjykata ruse, kërkon të rikthejë çështjen. Kjo, pas thyerjes së detyrimit të paraqitjes që Navalny ka pasur.

E gjithë situata e krijuar ditët e fundit, vjen pas pesë muajsh replika në distancë midis Navalny-t dhe Putin-it. Opozitari rus, u helmua me një agjent kimik në gusht të 2020-ës.

Në një përgjim telefonik, një oficer rus pranoi se gisht në helmimin e Navalny-t kishte Shërbimi i Sigurisë Kombëtare në Rusi (FSB).

Reagim ka pasur edhe nga ndërkombëtarët, të cilët kanë dënuar arrestimin e Navalny-t dhe kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore