Lajme

NATO sjell trupa rezervë për stërvitje në Kosovë


NATO ka sjellur disa trupa rezervë të misionit të saj paqeruajtës, KFOR, për stërvitje në Kosovë.

Kështu ka thënë njëri nga komandantët e misionit të mërkurën, ka raportuar mediumi prestigjioz Reuters.

Ndërsa, komandanti rajonal i KFOR-it, kolonel Christopher Samulski, u ka thënë gazetarëve se kjo është pjesë e planifikimeve.

“Si pjesë e planifikimit normal të emergjencës, ka rezerva që përsëriten në lidhje me arritjen e tyre këtu,” u tha gazetarëve në kampin Bondsteel komandanti rajonal i KFOR-it në lindje, koloneli Christopher Samulski.

Ai nuk ka dhënë ndonjë shifër konkrete se sa trupa rezervë kishin mbërritur në Kosovë, por foli për një njësi “me madhësi batalioni”, (një batalion zakonisht përbëhet nga 500 deri në 1000 trupa).

NATO.

Samulski shtoi se KFOR-i mund të përdorë gjithashtu rezerva jashtë Kosovës.

NATO ka një prezencë të forcave paqeruajtëse, KFOR, në Kosovë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999.

Trupat e armatosur të NATO-s, operojnë që nga pas lufta në Kosovë me qëllim të sigurimit të armatosur të Kosovës.

Formimi i kësaj trupe nën komandën e NATO-s është thirrur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara më 10 qershor të vitit 1999 në Rezolutën 1244 me qëllim të krijimit të një hapësire sigurie për kthimin e refugjatëve të luftës.

Mirëpo, janë katër shtete anëtare të NATO-s të cilat nuk e kanë njohur Kosovën si të pavarur – Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Greqia.

Për sa kohë këto vende nuk e bëjnë një gjë të tillë, nuk do të jetë e mundur që Kosova të anëtarësohet në NATO ose të futet në një marrëveshje për të bashkëpunuar me aleancën përmes programit të saj të Partneritetit për Paqe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore