Lajme

NATO duhet të shtojë prezencën ushtarake në Lindje, thotë Stoltenberg


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të qartë se aleancës ushtarake më të madhe në botë, mund t’i duhet të shtojë forcat në pjesën lindore të Evropës, për shkak të luftës në Rusi.

Gjatë një konference për shtyp, ai theksoi se fuqia ushtarake e NATO-s, duhet të jetë kurdorherë gati, për t’u përballur me realitetin e ri në të cilin ndodhet.

Masat më konkrete do të diskutohen prej ditës së nesërme, por shtet ku po synohet rritja e numrit të forcave ushtarake janë vendet si Polonia, Rumania apo Bullgaria.

Konkretisht, në rrugë tokësore, mund të synohet prani më e madhe fizike e ushtarëve. Këto forca, pritet të jenë në gatishmëri për çdo ngjarje. Pra, jo thjesht forca pasive.

Një aspekt tjetër i shtimit të pranisë në lindje mund të jetë edhe ai i vendosjes së më shumë anijeve luftarake, fuqizimi i sigurisë ajrore dhe rritja e sigurisë kibernetike.

Gjithsesi, për të realizuar këtë plan të ri, do të duhet një investim i ri monetar nga ana e vendeve anëtare. Gjermania pritet të marrë kryesor, por edhe partnerët e tjerë nuk mbeten pas.

“Përgjegjësia jonë si aleancë është të mbrojmë partnerët tanë”, theksi Stoltenberg. “Po dërgojmë një mesazh të qartë se sot jemi gati për të rritur praninë ushtarake në lindje”.

Mbi situatën në Ukrainë, ai tha se Kievi i sotëm, është “më i madh, më i fortë, më i mirëtrajnuar dhe më i mirëpajisur se në vitin 2014”.

Për këtë arsye, ka besim të madh në radhët e NATO-s, se do të ketë rezistencë të plotë ukrainase në luftën ndaj Rusisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore