Lajme

NATO do të mbajë samit për të qetësuar tensionet midis SHBA-ve dhe Rusisë


Aleanca ushtarake e NATO-s do të mbajë një samit në 14 qershor në Bruksel, tha të enjten e 22 prillit sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg. Ky samit do mbahet me shpresën e riparimit të lidhjeve transatlantike të Presidentit të SHBA-ve Joe Biden mes tensioneve në rritje me Rusinë.

Pas një shkëputjeje katër vjeçare të administratës Trump, i cili tha se aleanca perëndimore ishte “vjetëruar” dhe përdori samitet e NATO-s për të portretizuar një organizatë në krizë. Biden po kërkon ndërkohë të rinovojë lidhjet me 29 aleatët e tjerë të NATO-s, duke ofruar bashkëpunim të ngushtë.

“Kjo është një mundësi unike për të përforcuar NATO-n si mishërimi i përhershëm i lidhjes midis Evropës dhe Amerikës së Veriut”, tha Stoltenberg. Samiti do të pasojë një takim të G-7 të liderëve në Britani.

Ai renditi diskutimet e samitit duke u përqëndruar në “veprimet agresive të Rusisë, kërcënimin e terrorizmit, sulmet kibernetike, teknologjitë në zhvillim dhe përçarëse, ndikimin e sigurisë së ndryshimit të klimës dhe ngritjen e Kinës”.

Takimet e nivelit të lartë të NATO-s pas zgjedhjeve në SHBA, kanë qenë tradicionalisht vendosja e aleancës së armatosur bërthamore për të shfaqur unitetin, për të mirëpritur një president të ri Amerikan dhe për të rënë dakord mbi qëllimet politike dhe ushtarake në qëndrimin e saj të gjatë me Rusinë.

NATO, e themeluar në 1949 për të përmbajtur një kërcënim ushtarak nga Bashkimi Sovjetik, mbështetet në udhëheqjen e SHBA-ve. Kërcënimi i fshehtë i Trump në 2018 për tu tërhequr tronditi besimin në aleancë, por në një vizitë në Bruksel muajin e kaluar, Sekretari i Shtetit i SHBA-ve Antony Blinken tha se NATO kishte “rizbuluar veten e saj më të mirë”.

Në një kthesë të fatit, samiti i NATO-s do të shqyrtojë gjithashtu një raport, të quajtur NATO 2030, i kërkuar në 2019 mbi reformat në aleancë, pasi Trump vuri në dyshim rëndësinë e tij.

Përshtatur nga Reuters për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore