Lajme

NATO 2030: Në fokus siguria, mbrojtja, parandalimi


Ministrat e mbrojtjes të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) u takuan përmes telekonferencës të mërkurën e 17 shkurtit.

Qëllimi është adresimi i çështjeve kryesore të sigurisë.

Këto përfshijnë përshtatjen e Aleancës përmes iniciativës NATO 2030, përparimin drejt ndarjes më të drejtë të barrës dhe mbrojtjen e zgjeruar të NATO-s.

Ministrat gjithashtu u takuan në një sesion të veçantë me partnerët e NATO-s, Finlandën, Suedinë dhe Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u shpreh se ky është takimi i parë ministror me administratën e re të presidentit amerikan Joe Biden.

“Ne kemi një mundësi unike për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet midis Evropës dhe Amerikës së Veriut. Ne përballemi me sfida globale që asnjë vend dhe asnjë kontinent nuk mund t’i trajtojë vetëm”.

Ai theksoi se kjo ka qenë arsyeja pse u fillua iniciativa NATO 2030.

“Forcimi i angazhimit tonë për parandalimin dhe mbrojtjen, duke siguruar stimuj për Aleatët për të kontribuar më shumë aftësi dhe për të siguruar ndarjen më të drejtë të barrës. Ne gjithashtu duhet të rrisim nivelin e ambicies tonë kur bëhet fjalë për rezistencën, e cila është linja jonë e parë e mbrojtjes”.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore