Sport

Nations League/ Giresse flet për ndeshjet e qershorit, mungesat e Rashanit e Hadergjonaj dhe për Edvin Kurtulus


Trajneri i Përfaqësuese së Kosovës, Alain Giresse, ka dalë në konferencë për mediat para katër sfidave në Nations League që do të zhvillohen në muajin qershor.

Në muajin që po vjen, Kosova do përballet me Qipron, Irlandën Veriore dhe dy ndeshje kundër Greqisë.

Trajneri francez foli ndeshjet që e presin Kosovën në Nations League, mungesat e disa lojtarëve dhe për largimin e Edvin Kurtulus nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Giresse theksoi se përzgjedhja e lojtarëve në këtë kohë është problematike, pasi të gjithë janë në pushime ose në ligat e tyre.

“Në këtë kohë të kalendarit sportiv, është e papërshtatshme për t’iu bashkangjitur Kosovës, dhe me këtë situatë nuk përballet vetëm Kosova por edhe shtetet e tjera”.

Ai më pas shtoi se të gjithë lojtarët janë zgjedhur në bazë të performancave të lojtarëve dhe gjendjes së tyre sportive.

“Përzgjedhjet bëhen në bazë të disa kritereve që kemi, mbi të gjitha zgjidhjet janë sportive, dhe ka arsye personale për mungesat e disa lojtarëve”.

Giresse foli edhe për mungesat e disa lojtarëve më në formë, përfshirë Elbasan Rashanin e Florent Hadergjonaj, të cilët thuhet se mungojnë për arsye personale.

“Sa i përket Elbasan Rashanit, ai mungon për disa arsye personale, dhe kemi folur me trajnerin e tij, dhe kërkesa e tij është, që ai të mos i bashkohet Kosovës për ndeshjet e qershorit në Nations League”.

Pas publikimit të listës, na kanë informuar se ai ka zgjedhur Kombëtaren e Suedisë.

“Ndërsa Hadergjonaj nuk ka arritur ti përgjigjet kësaj ftese për grumbullim për arsye private”.

Më pas ai foli edhe për formën e ekipit, dhe mënyrën se si i ka përzgjedhur lojtarët në fjalë për ndeshjet e qershorit.

“Unë, së pari bazohem në grupimin e muajit mars, ku kemi qenë të kënaqur, pasi kemi mundur të i përfshijmë të gjithë lojtarët”.

“Pa dyshim ne i përcjellim formën e lojtarëve çdo vikend dhe ka shumë elemente që duhet ti kemi parasysh, ai që është titullar në ekipin respektiv, në anën tjetër një lojtar që ka më pak minuta në ekip dhe ndër të tjerë kemi lojtar që luajnë në ekipe të mëdha dhe luajnë rol të madh”.

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës foli edhe për pritjet që ka për katër ndeshjet që do luhen në muajin qershor.

“Qëllimi jon është që ne të kemi performancë sa më të mirë në këto katër ndeshje, dhe të përgatitemi sa më mirë, në mënyrë që të arrijmë pritshmëritë tona”.

Kur u pyet për kundërshtarin më problematik, ai refuzoi të përgjigjet direkt dhe tha se nuk ka asnjë ndeshje të lehtë.

“Unë do të përgjigjesha ndryshe, mendoj se nuk ka ndeshje të lehtë, sepse nëse nisemi me mendimin se ka ndeshje të lehtë, do ishte nisje drejt dështimit”.

“Në futboll duhet modesti, të trajtohet secila lojë veç e veç dhe në çdo ndeshje të japim maksimumin e të mos nisemi me mendimin se një ndeshje mund të jetë më e lehtë se tjetra, dhe historia e përvoja tregon që jo gjithmonë favoriti fiton ndeshjen”.

Më tej, ai u pyet edhe për besimin që Kosova mund të dal në vend të parë, dhe ai u përgjigj se nuk do të jap premtime para ndeshjeve.

“Pse jo, pse të mos jemi në vendin e parë por nuk dua të vendos objektiva ose premtime para ndeshjeve, dhe do ta marrim çdo lojë veç e veç”.

Së fundmi folën, edhe për largimin e Edvin Kurtulus, i cili pasi u ftuar nga ekipi i Kosovës A, zgjedhi Suedinë, pavarësisht se kishte qenë kapiten i skuadrës së Kosovës U21.

“Nëse pyetja parashtrohet te unë si trajner, padyshim jam i zhgënjyer, por unë s’mundem ti themë le të qëndrojë të luaj për Kosovën e jo Suedinë, unë kam biseduar me të, por ai është i kënaqur me vendimin që ka marrë, kështu që vendimi ju takon lojtarëve”.

Ndeshje e parë e Nations League për Kosovën, do të luhet përballë Qipros, më dy qershor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore