Përballje

Natë rekordesh në NBA


Në ndeshjen mes Milwaukee Bucks dhe Porland Trail Blazers, Giannis Antetokounmpo u tregua fantastik me dominim e tij përballë Blazers.

Në anën tjetër, Toronto Raptors fituan me diferencën më të madhe në histori të skuadrës së Raptors në ndeshjen me Golden State Warriors.

Pjesa e parë mes Bucks dhe Warriors ishte e baraspeshuar, por gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë ku Bucks filluan dominimin e tyre.

Giannis Antetokounmpo pati një performancë historike ku bëhet lojtari i vetëm që nga Wilt Chamberlain i cili shënoi 47 pikë me efikasitet të lartë prej 85%.

Më të mirët të Bucks ishin Giannis Antetokounmpo me 47 pikë e 12 kërcime, Jrue Holiday me 22 pikë e 10 asistime dhe Khriss Middleton me 20 pikë e 8 asistime.

Ndërsa më të dalluarit te Blazers ishin Damian Lillard me 32 pikë e 5 asistime dhe CJ McCollum me 18 pikë e 7 asistime.

https://www.youtube.com/watch?v=qUehxIM667Y&ab_channel=MLGHighlights

Ndeshja mes Raptors dhe Warriors nuk ishte e barabartë që nga fillimi i ndeshjes ku dominuan kanadezët duke përfunduar ndeshjen me fitoren më të thellë në histori të klubit.

Më të dalluarit te Raptors ishin Pacal Siakam me 36 pikë, 7 kërcime e 5 asistime, Gary Trent Jr me 24 pikë, 5 kërcime e 5 asistime dhe OG Anunoby me 21 pikë.

Kurse te Warrios më të mirët ishin Andrew Wiggins me 15 pikë dhe Jordan Poole me 10 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=h8mg_qhd68g&ab_channel=MLGHighlights

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore