Përballje

Nata e befasive në NBA


Në natën e 11 shkurtit, ndodhën shumë befasi në ligën e NBA. Fitorja e Golden State Warriors me super performancën e Steph Curry, humbja e rrallë e Philadelphia 76ers e dominimi i Boston Celtics ndaj Toronto Raptors.

Në ndeshjen mes Golden State Warriors dhe Orlando Magic, kishte një spektakël të vërtetë. GSW fituan me rezultat 111- 105.

Ekipi i Orlando Magic kishte 3 lojtarë me më shumë se 20 pikë, por nuk ishte e mjaftueshme kundër GSW e Steph Curryt.

Te Orlando Magic më të dalluarit ishin Nikola Vucevic me 25 pikë, 13 kërcime e 5 asistime, Dwayne Bacon me 20 pikë dhe Terrence Ross me 20 pikë dhe 6 kërcime.

Kurse, te GSW më të dalluarit ishin Steph Curry me 40 pikë e 10 tre pikësha, 8 kërcime, 5 asistime dhe kishte vjedhur topin plot 4 herë. Po ashtu ishte edhe Andrew Wiggins i cili shënoi 21 pikë.

Golden State Warriors ndodhen në vendin e 8 në konferencën perëndimore me 14 fitore dhe 12 humbje.

Orlando Magic ndodhen në vendin e 13 në konferencën lindore me 9 fitore dhe 17 humbje.

Ndeshja mes Philadelphia 76ers dhe Portland Trail Blazzers ishte e zjarrtë. Këtij dueli nuk i dihej fituesi deri në sekondat e fundit. Blazzers i shkaktoi ekipit të 76ers një humbje të rrallë dhe arritën fitoren me rezultat 118-114.

Performancat më të mira në ekipin e 76ers i kishte Joel Embiid me 35 pikë e 9 kërcime dhe Ben Simmons me 23 pikë, 11 kërcime dhe 9 asiste.

Simmons i duhej vetëm një asistim për të arritur dyshifror të trefishtë.

Në anën tjetër te Blazzers më të dalluarit ishin Damian Lillard me 30 pikë e 7 asistime dhe Carmelo Anthony me 24 pikë që erdhi nga banka rezervë.

Philadelphia 76ers i prijnë konferencës lindore me 18 fitore dhe 8 humbje.

Portland Trail Blazzers janë në vendin e 5 me rekord prej 14 fitoreve dhe 10 humbjeve.

Boston Celtics fituan kundër ekipit të Toronto Raptors të cilët po kalonin në një formë të mirë pas një fillimi të dobët. Celtics fituan me rezultat 120-106.

Më të dalluarit në ekipin e Boston Celtics ishin Semi Ojeleye me 24 pikë e 6 kërcime, Kemba Walker me 21 pikë, Jayson Tatum me 17 pikë, 6 kërcime e 9 asistime dhe rookie Payton Pritchard i cili arriti të shënojë 20 pikë nga banka rezervë.

Ndërsa më të dalluarit në ekipin e Raptors ishin Pascal Siakam me 23 pikë dhe Kyle Lowry me 24 pikë dhe 6 asistime.

Boston Celtics ndodhen në vendin e 4 me 13 fitore dhe 11 humbje.

Toronto Raptors te cilët radhiten në vendin e 6 me 12 fitore dhe 14 humbje.

Miami Heat vazhdojnë me fitoren e tyre të 4 radhazi. Pas disa mungesave që kishin shkaku i virusit covid-19, Miami Heat janë kthyer në formën e tyre duke fituar edhe ndeshjen e fundit kundër Houston Rockets me rezultat 101-94.

Më të dalluarit në skuadrën e Heat ishin Jimmy Butler i cili arriti dyshifror të trefishtë me 27 pikë, 10 kërcime e 10 asistime dhe Max Strus me 21 pikë.

Kurse më të dalluarit në ekipin e Houston Rockets ishin Demarcus Cousins me 16 pikë e 11 kërcime, John Wall me 17 pikë, 6 kërcime e 7 asistime dhe Eric Gordon me 17 pikë.

Houston Rockets ndodhen në vendin e 13 në konferencën perëndimore me 11 fitore dhe 14 humbje.

Miami Heat ndodhen në vendin e 9 në konferencën lindore me rekord të njëjtë si Houston Rockets.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore