Sport

Nasri i jep fund karrierës së tij si futbollist


Ish -mesfushori francez Samir Nasri njoftoi se do të tërhiqet zyrtarisht nga futbolli profesional pasi filloi karrierën në vitin 2004.

34 vjeçari, Nasri, vuajti një pezullim 18-mujor të dopingut nga viti 2018, ngjarje që ai tha se i ndryshoi vitet e fundit të karrierës.

“Ishte vetëm një injeksion i vitaminave sepse isha i sëmurë”, tha Nasri për gazetën “Le Journal du Dimanche”.

Gjatë karrierës së tij, Nasri ka luajtur për Olympique de Marseille, Arsenal e Manchester City.

Francezi ka pasur plotësisht 527 paraqitje gjatë karrierës, ku ka arritur të shënojë 73 gola dhe ka asistuar 93 herë.

Ai po ashtu shënoi pesë gola për Francën nga 41 paraqitjet mes viteve 2007 dhe 2013.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore