Lajme

NASDAQ shkruan për mbylljen e përkoshme të “Newco Ferronikel-it”


Newco Ferronikel

Faqja zyrtare e bursës NASDAQ ka shkruar për ndaljen e prodhimit nga kompania kosovare “Newco Ferronikeli”, për shkak të çmimit të energjisë elektrike.

“Për shkak të rritjes së çmimeve në tregun evropian, kompania është e detyruar që përkohësisht ta ndalojë prodhimin”, u tha në deklaratën e kompanisë që është pronë e Balfin Group.

Është thënë gjithashtu se prodhimi do të jetë i ndaluar deri sa çmimet “të normalizohen”.

Me prodhimin e 7 mijë tonëve ferro-nikel në vit, NewCo Ferronikeli është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në Kosovë, me rreth 800 veta të punësuar, dhe gjithashtu është një nga eksportuesit më të mëdhenj në Ballkan.

Kompania ka bërë të ditur se megjithatë do të paguajë 50 për qind të rrogave të punëtorëve, të cilët pas ri-fillimit të prodhimit do të kompensohen.

Newco Ferronikeli

Përkundër rritjes së çmimit, megjithatë Kosova ka një nga tarifat më të ulëta në Evropë për rrymë, me diku gjashtë centë për kilovat. Më shumë se 95 për qind e energjisë elektrike vjen nga dy termocentralet e mëdha.

Por, meqë energjia e prodhuar në Kosovë nuk mjafton, kompani si Ferronikeli janë të obliguara që të blejnë energji në tregun e hapur.

Derisa në Shqipëri, qeveria ka deklaruar gjendje krize për energjinë, dhe këtë të shtunë pritet ta lanësojë planin për menaxhimin e kësaj krize.

Vendimi do t’i jap mundësi qeverisë që të ndërhyjë me instrumentet e veta financiare”, tha kryeministri Edi Rama në konferencë për shtyp të premten.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore