Shqipëria

Narkotikë dhe municion luftarak, arrestohet 35 –vjeçari


Aksioni mbi një tjetër rast për kultivim të bimëve narkotike dhe posedimit të municionit luftarak, ka vënë në pranga një shtetas 35-vjeçar në Mamurras.

Shtetasi Xh.K., është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike. Ai është vënë menjëherë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, u gjet në territorin përreth një armë zjarri e tipit automatik dhe municion luftarak.

Bimët narkotike ndërkaq, mbilleshin në sipërfaqe të pyllëzuara, të cilat ishin braktisur nga pronarët.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme. Akuza e ngritur, është ajo e “Armëmbajtjes pa leje”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore