Sport

Napoli transferon futbollistin e Tottenham-it


Futbollisti i Tottenham-it, Tanguy Ndombele, ka kohë që ndiqej nga drejtuesit e klubit të Napolit.

Mesfushori francez do të transferohet në Serie A, ku mediat angleze bëjnë të ditur se Tottenham dhe Napoli kanë arritur marrëveshje.

Sipas asaj që raportohet në Angli, Napoli do ta marrë në huazim një-vjeçar futbollistin, për të cilin do të paguajë 1 milionë euro, si dhe do ta ketë opsionin e blerjes së kartonit për 30 milionë euro tjera.

Kujtojmë që Ndombele iu bashkua Tottenham-it në verën e vitit 2019 nga Lyon-i për një shifër rekord prej 60 milionë euro.

Por, ai asnjëherë nuk arriti të përshtatej me ekipin londinez, çka bëri që në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar të rikthehet te Lyon-i për një huazim gjashtë-mujor.

25-vjeçari numëron gjithsej 111 paraqitje në të gjitha garat me Tottenham-in, prej të cilave ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar 18 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore