Përballje

Europa Leauge/ Napoli mposht me rikthim Legia-n, fiton edhe Lyon-i


Napoli-t ka mposhtur për herë të dytë skuadrën polake të Legia-s, me rezultat 1:4 ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të xhiros së katër të grupeve në Ligën e Evropës.

Sikur në takimin e parë, edhe në këtë ndeshje napolitanët u gjenden në disavantazh nga polakët, me golin e realizuar nga Mahir Emreli që në minutën e 10-të.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale të vendasve, derisa në të dytën mysafirët arritën të përmbysin epërsinë, duke shënuar tre gola.

Zielinski e Mertens realizuan nga dy penallti të akorduara për skuadrën e Napoli-t, ndërsa dy golat e tjerë i shënuan Lozano e Ounas.

Me këtë fitore Napoli rimerr vendiin e parë të Grupit C, me shtatë pikë të grumbulluara, derisa në të dytin gjendet Legia me një më pak.

Ndeshje interesante u zhvillua edhe në Grupin H, aty ku skudra e West Ham-it nuk arriti të marrë më shumë se një barazim 2:2 në udhëtim te Genk-u.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e pestë, por reagimi i anglezëve erdhi në pjesën e dytë, duke përmbysur epërsinë.

Mirëpo, skuadra belge nuk dorëzohet deri në fund, duke shënuar në minutat shtesë të lojës për rezultatin përfundimtar 2:2.

Në ndeshjen e Grupit A, Lyon-i mori fitoren e katërt radhazi në po aq ndeshje, duke e mposhtur për herë të dytë Sparta Praga-n, me rezultat 3:0.

Në pjesën e parë rrjetat ishin të pa prekura, derisa në të dytën francezët shënuan tre herë me dy gola të realizuara nga Silmani dhe në fund Toko Ekambi.

Dy ballafaqimet e Grupit B përfunduan në barazim, ku Monaco dhe PSV Eindhoven ndanë pikët duke barazuar pa gola, ndërsa Real Sociedad befasoi duke u ndalur 1:1 nga Sturm Graz.

Ndeshjet e tjera të orës 18:45 në Ligën e Evropës:

Brondby 1 – 1 Rangers

Galatasaray 1 – 1 Lokomotiw Moskow

Olympiacos 1 – 2 Eintraht Frankfurt

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore