Sport

Napoli ka gati një rikthim të bujshëm në stol


Situata e Gennaro Gattuso-s te Napoli është duke u monitoruar nga krerët e klubit. Trajneri këtë sezon nuk po bind shumë. Pas emrit të Rafael Benitez-it, për të zëvendësuar Gatusso-n, një tjetër emër ka dal në skenë. Bëhet fjalë për Maurizo Sarri-n.

Sarri momentalisht nuk trajnon ndonjë ekip, që pas largimit nga Juventus-i. Skuadër që e udhëhoqi në 51 ndeshje, duke fituar dhe Serinë A.

Tekniku ka qenë pjesë e Napoli-t, nga 2015-2018. 148 ndeshje në krye të pankinës së napolitanëve, nga të cilat arriti 98 fitore, 25 barazime dhe 25 humbje. 318 gola shënoi Napoli asokohe dhe pësoi 143.

Ajo që e diferencoi më shumë Sarri-n te Napoli, nuk ishin fitoret, apo pikët për ndeshje, që mesatarisht ishin 2.16, por mënyra e të luajturit futboll e ekipit të tij. Filozofia e lojës së Sarri-t, e njohur si “Sarri ball”.

Tekniku italian, riorganizoi ekipin që la Benitiz-i. Napoli ishte më i mirë në mbrojtje, duke pësuar më pak gola dhe në fazën sulmuese u bënë më produktiv. Zotërimi i topit ishte element kyç në skemat e Sarri-t.

Napoli i epokës së Maurizio-s, nga shumë analistë dhe gazetarë sportiv në Itali, cilësohej si ekipi që bënte futbollin më të bukur në Serinë A dhe një nga më të bukurit në Europë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore