Sport

Napoli hedh sytë nga shqiptari i Belgjikës


Adnan Januzaj mund të largohet nga Real Sociedad-i së shpejti. Duket se koha e shqiptarit që luan për Belgjikën po përfundon në “Reale Arena”.

26-vjeçari mund të vazhdojë karrierën në një tjetër kampionat të fortë, Serie A. Skuadra e Napoli-t është e interesuar për të marrë shërbimet e ish-lojtarit të Manchester United.

Sipas italianes “Calciomercato”, skuadra napolitane ka nisur kontaktet e para për afrimin e Januzajt. Në krahun tjetër, edhte vetë lojtari e pëlqen destinacionin duke parë dhe se spanjollët nuk po i ofrojnë rinovimin e kontratës që përfundon në verën e ardhshme.

Këtë sezon, Januzaj është aktivizuar në 17 takime me Sociedad-in, nga ku ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asist. Vlera e kartonit të tij sipas “Transfermarket”-it shkon në 12 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore