Sport

Napoli fiton gjyqin me Hysajn, shkodrani duhet të paguajë gjobën


Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, ishte dënuar me gjobë nga presidenti i Napoli-t, Aurelio de Laurentiis më 5 nëntor të vitit 2019, pas një ndeshje përballë Salzburg-ut nëChampions League.

Ditën e enjte të 25 nëntorit ka ardhur dhe vendimi i gjykatës së arbitrazhit, i cili ka lënë në fuqi gjobën e De Laurentiis-it. Lojtari i Lazio-s tashmë do të duhet të paguajë gjobën.

Ngjarja bëri bujë në vitin 2019, kur lojtarët e Napoli-t arritën deri në pikën sa patën ofendime dhe konfrontime fizike me drejtuesit. Ish-futbollisit i Napoli-t, Allan u përlesh fizikisht me djalin e presidentit De Laurentiis.

Sipas njoftimit të publikuar nga klubi i Napoli-t në mediat sociale, Hysaj ka shkelur kontratën dhe do të duhet të dëmëshpërblejë të kaltrit me shumën e 40 mijë eurove.

Napoli kishte ndërmarrë veprime me gjob kundër tre lojtarëve ekzaktësisht, Hysajt, Allan-it dhe Nikola Maksimovic-it. Shkodrani u dënua nga klubi me gjobë në vlerën e 61 mijë eurove, por që pas vendimit të të enjtes, do të duhet të paguajë 40 mijë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore