Sport

Naomi Osaka afër rikthimit


Katër herë fituesja e grand-slameve, Naomi Osaka, do të rikthehet në Tenis pasi ajo ka dëshirë të luajë përsëri.

Osaka u largua për një kohë nga tenisi pas eliminit të hershëm në US Open.

23-vjeçarja japoneze më parë u tërhoq nga Roland Garros-i dhe Wimbledon-i për t’u fokusuar në shëndetin e saj mendor.

“E di se do të luaj përsëri”, tha ajo.

Kur u pyet se kur do të rikthehet, ajo tha “me shumë mundësi së shpejti”.

“Mezi pres të luaj përsëri”, vazhdoi ajo, “nuk ka rëndësi a do të fitoj apo do të humbas, thjeshtë dua të jem përsëri në fushë”.

Ajo nuk po kalon formë të mirë, por Osaka këtë tenton t’a arrijë me më shumë ndeshja.

Një ndër figurat më të pëlqyera në tënis, ngadalë po vjen te rikthimi i madh në majën e këtij sporti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore