Jetesë & Stil

Naomi Campbell, 50 vjeçarja tregon format e saj perfekte


Naomi Campbell modelja e renditur në top listën e modës, është shfaqur në top formë nga fotot e postuara në Keina. Modelja ka pozuar me bikini, duke treguar format e saj perfekte.

Ylli i modës konsiderohet si një ndër modelet më të suksesshme në fund të viteve 80-ta dhe fillim të viteve 90-ta.

Dalja e saj e parë publike ishte vetëm në moshën shtatë vjeçare, në 1978 kur ajo u përfshi në videoklipin e Bob Marley “Is this love”. Në moshën 12 vjeçare ajo u përfshi në një tjetër videoklip të “Culture Club” me titull “I’ll tumble 4 Ya”.

Në moshën 16 vjeçare fama e saj u rrit përtej çdo pritshmërie kur Naomi u bë pjesë e kopertinës së revistës “Elle”.

Në vitet që pasuan, karriera e Campbell njohu sukses të jashtëzakonshëm. Ajo mori pjesë në pasarela për dizajnerë me famë botërore të modës sikurse ishin Gianni Versace, Azzedine Alaia dhe Isaac Mizrahi, si dhe pozoi për fotografë si Peter Lindbergh.

Në fund të viteve 1980 Campbell së bashku me Christy Turlington dhe Linda Evangelista formuan një trio të njohur ndryshe si “Trinia”,  e cila u bë treshja e modeleve më të njohura dhe me të kërkuara për gjeneratën e tyre./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore