Shqipëria

Kthimi i Nanos pas 10 vitesh


Ish-kryeministri, Fatos Nano, një nga njerëzit më të rëndësishëm të Shqipërisë, është kthyer në ekran, përmes një interviste ku rrëfen jetën politike shqiptare, por dhe detaje të jetës së tij.

Për gjithë historikun e zhvillimeve te lavdishme e të palavdishme të historisë politike shqiptare të tre dekadave te fundit, ai ka theksuar se shumë gjëra kanë ndryshuar dhe shumë gjëra tjera mund të bëheshin ndryshe.

“Nuk ka një doktrinë se si mund të bëhej ndryshe, ka eksperimente, por problemet në thelb janë po ato për shoqëritë. Mospërgatitja për t’u përballur me gjithë dinamizmin është vuajtja më e madhe e këtyre vendeve kapitaliste(si Shqipëria)”, deklaroi Nano.

Sipas ish-kryeministrit, Shqipëria si vend ka pasur një ndërprerje të madhe historike dhe një vakum të madh shoqëror, të cilin komunizmi e ka mbushur me lloj-lloj gjërash.

“Kam qenë i parimit që nuk duhet të shpikim zgjidhje. Ne duhet të adoptojmë zgjidhje që bota i ka konsideruar të suksesshme”.

“Nuk kemi qenë shumë larg nga fqinjët. Kemi qenë thjesht të mbyllur”.

Duke folur për kohën në krye të ekzekutivit dhe për vendimet e vështira, ai nënvizon se “kryeministri ose drejtuesi i një mazhorance qeverisëse ka barrën dhe peshën e sëpatës së fundit”.

“Sado të konsultohesh, sado të jesh i hapur për të dëgjuar mendimet e të tjerëve vendimin e fundit e jep vetë. Në momentin e fundit do ta ndash vetë rëndësinë e veprimit, thellësinë e shtrirjes dhe impaktin”.

“Padyshim kam pasur vendime të vështira. Deri në 2005 kam qenë në zyrën e kryeministrit. Dy tre herët e para nuk kam arritur të shpalos programin. Kanë qenë kohë emergjencash, konflikte nga palët politike, politika ishte agresive”.

Si u ndalua shpërthimi i burgut 

Ai tregon se si ka arritur të ndalojë një përpjekje për ta shpërthyer burgun e Tiranës, në marsin e vitit 1998 dhe një nga momentet më të vështira të qeverisjes së tij.

“Më duhej të zhvendosesha nga kontrolli i një përpjekjeje për të shpërthyer burgun e Tiranës siç ndodhi në mars ‘98 tek situata në brigadën ushtarake të Shkodrës ku kishin sulmuar për të vjedhur armët”.

Në vazhdimësi të këtij rrëfimi, Nano kujton momentin kur komunikonte pa pushim  me sekretarin i shtetit, Ndre Legisi lidhur me masat që duhet të merrnin.

“Duhet të prisnim FNSH-në për shkak se ishin specialistë që njihnin planimetrinë e burgut dhe dinin të vepronin në këto lloj situatash”.

Dhe, tutje një telefonatë që mori rreth orës nëntë, kur Ndreka i tha: “Neritani iku, ministri, Më dorëzoi telefonin dhe çelësat dhe më tha: Ika se ra shteti”.

Duke e veçuar si një nga momentet më të vështira të qeverisjes së tij, ish kryeministi Nano rrëfen se si kishte arritur që me ndihmën e radio “Kohës”, të bëjë një fushatë diversioni për t’i ndarë të rebeluarit, derisa kishte arritur FNSH-ja.

Nano ndan disa momente të jetës së tij. Rrëfen për lagjen ku ishte rritur, përjashtimin nga shkolla, vitet e rinisë dhe kur u shoqërua në burg.

Raporti i BE-së

Ish kryeministri ka treguar në emisionin përmbajtjen e letrës për krijimin e marrëdhënieve preferenciale tregtare që përfaqësuesit e Gjermanisë i kanë dërguar Ramiz Alisë për përfshirjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE).

Më pas ai tregton se si u zhduk letra.  Ky ishte një nga vendimet më të rëndësishme strategjike që nuk u mor kurrë.

Raportet me Sali Berishën

I pyetur nga drejtuesi i emisionit, mbi Sali Berishën, një nga rivalet kryesor te Nanos, kur ishte aktiv ne politiken e vendit, ky i fundit është shprehur:

“Sali Berisha hyri ne politik si intelektual. Pra, intelektual humanist, mjek kardiolog. Në momentin që mori drejtimin e PD, ë u be politikan.

E them këtë gjë sepse intelektuali  dhe politikani, me kalimin e kohës i lenë vendin njeri-tjetrit. Janë te rralla rastet kur politikani mbetet aq intelektual sa duhet”.

Sipas Nanos, Berisha është marrë personalisht me burgosjen e tij. Kjo gjë e kishte kthyer Berishën ne kafshë politike.

“Ne 21 janar (Berisha) mbikëqyri, drejtoi dhe u përpoq të mbulonte vrasjen e katër njerëzve të pafajshëm përballë një protestë masive popullore. Janë të njohura nga shumë njerëz faktet për këtë gjë dhe veçanërisht sjellja e Berishës përballë fakteve”- tha ish-lideri i PS.

Nano tha se Berisha i ka vjedhur katër vitet më të bukura të rinisë. Ai shtoi shumica e pjesëmarrësve të ri në politikë nuk kishin përvojë politike.

Ardhja e Ramës në politikë

“Kishim shumë pak përvojë parlamentare. Kisha arritur të flas me Edin gjatë dy viteve të mia në Paris mars-prill 98. Më takon natyrshëm dhe aty e ftova. Kemi harxhuar një natë rë gjatë duke bredhur rrugëve të Parisit. Ishte me partneren e tij gjermane asokohe”|.

Unë e ftoja dhe kisha nevojë për një rebel në PS. Një njeri me ide novatore qe te provokonte mendimin e ndenjur qe trashëgova. Ai refuzonte nga projektet qe kishte, shoqëria e tij. Nuk ishte gati.

“Nuk formulonte argumente kundër. Ishte zhgënjyer fillimisht nga PD-ja. Erdhi direkt në zyrën time. Për koincidencë erdhi kur po mbyllja qeverinë e prillit. Sapo kisha nxjerrë nga zyra Luan Ramën”.

“Nuk kishin interes përse erdhi Rama. E emëruam ministër kulture. I them Luanit do të jetë për një herë tjetër. U ktheva brenda dhe i thashë ministër kulture. Këtu filloi rrugëtimi i gjatë  ku nuk jam penduar”.

“Rama është një produkt i vlefshëm.  Nuk mund ta gjykohet vetëm në periudhën si Kryeministër, si Ministër i Kulturës dhe si Kryetar Opozite. Do ta gjykojmë si kryeministër me dy mandate”.

“Rama është maturuar dukshëm. Puna e kryeministrit të maturon të bën të ndjesh në pore përgjegjësitë e vendimmarrjes”.

“Rama ka një ekip që i filtron përputhjen me ligjin që nuk mund të bëhet më i mirë sot. Dhe sikur Rama të japë urdhra nga të fillimit nuk e lë ekipi ta bëjë këtë gjë. Kush nuk ka zhurmë për raporte të bujshme me korrupsionin ne Shqipëri”.

I pyetur rreth marrëdhënieve aktuale të tij me Ramën, ai shprehet se Kryeministri i vendit vazhdon t’i referohet edhe sot.

Çështja e oligarkëve

“Ky është një koncept mediatik. Sulm i kollajshëm. S`më pëlqejnë pabarazitë e mëdha.  Thonë që paguhen rroga të dyta në nivele të administrata që t`i shërbejnë atyre. Këto janë fenomene që duhen luftuar. Po flas për fenomenin politik”.

“Nuk besoj që gjithë kjo zallamahi mund të tregojë kush ka qenë më i korruptuar, Rama apo Berisha”. Kryeministrat dhe qeveritë që drejtojnë duhen gjykuar dhe filtruar mes instrumenteve.

Rezultatet që skedohen

“Nuk mund të çosh fjalë pas besë si restoranti i Nusretit. Është e gjitha një sheqerkë e helmatisur që njerëzit pa para të revoltohen ndaj oligarkëve në pushtet”

Pyetjes së Fevziut, lidhur me Ilir Meten, ish-kryeministri Nano iu përgjigj se Meta ishte nje nga përfituesit me te mëdhenj të mbështetjes se tij dhe se aktualisht nuk ka asnjë lloji kontakti me të.

 Meta si politikan

“Ilir Meta u bë kryeministër në 1999, pas një marrëveshje me mua. Dhe mbeti i tillë deri kur dha dorëheqjen 2002, sepse kemi Pandin që nuk të lë të gabosh se ai vjen mbrapa”.

“Ai mendoi se bashkë me krizën energjetike do hante dhe kokën e Fatos Nanos. Pra sapo ishte marrë vesh që do të vazhdonte drejtimin e qeverisë, kur papritur më thotë ‘e deshe merre mbaje me gjithë krizë’, shtoi Nano.

“Nuk kam asnjë raport. As fizik. Fare. Nuk më mungon. Sepse Ilir Meta është një nga përfituesit e mëdhenj. Meta kishte planin B në mendje”.

“Plani B, të linte në mes të rrugës, që të ndërpriste punët e qeverisë në mes. E mbyll kapitullin e Metës.  Nëse  ka politikan ku unë shoh pjesën e 7 mëkatëve të biblës është presidenti i sotëm”, përmbylli Nano.

Dështimi i politikës shqiptare

Dështimi më i madh politik sipas Nanos, është “paaftësia” e këtij vendi për të krijuar “një opozitë të denjë” për vendin. “Ky ka qënë një dështim edhe gjatë periudhës kur isha unë në pushtet”, shprehet ai.  Sipas tij, opozita sado e dobët të jetë duhet ndihmuar nga maxhoranca për të ardhur në jetën parlamentare”.

“Opozita sado e dobët të jetë duhet ndihmuar nga mazhoranca për të arritur standardet në botën e zhvilluar. “Kam deleguar shumë në pushtet. Delegimi i pushtetit ka qenë gabimi im. Sot do të delegoja më pak”, përmbylli Nano.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, në mbrëmjen e se enjtes,më 4 shkurt, ishte i ftuar ne emisionin opinion, ne TV Klan, te moderatorit Blendi Fevziu.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore