Sport

Nagelsmann mohon zërat për Bayern-in


Trajneri i Leipzig-ut, Nagelsmann, ka mohuar çdo zë që e lidhte me një lëvizje të mundshme te Bayern Munich.

E ardhmja e Flick te Bayern-i tash e shumë muaj është në ajër, për shumë faktorë.

Nga një anë qëndron oferta e Kombëtares gjermane. Në krahun tjetër, konflikti me Salihamidzic. Ndërsa është edhe eliminimi nga Champions League.

Nagelsmann është përmendur shpesh si një ndër emrat e mundshëm për të qenë pasardhës i Flick-ut.

Por, 33-vjeçari i ka mohuar këto zëra.

Çka u tha?

“Nuk ka pasur asnjë bisedë mes meje, agjentëve personalë dhe Bayern-it”, u shpreh Nagelsmann.

E ardhmja e 33-vjeçarit

Do të ishte një hap normal po të bashkohej me Bayern-in pas sukseseve me Leipzig-un, të cilët i ka shndërruar në një fuçi reale në Bundesliga dhe Champions League.

Nageslmann u emërua në krye të Leipzig-ut në verën e vitit 2019. Ai e dërgoi klubin në gjysmëfinale të Champions-it dhe përfundoi i dyti në Bundesliga.

Këtë sezon, Leipzig është ende në garë për titull, ku kanë pesë pikë më pak se Bayern-i me gjashtë ndeshje deri në fund.

Me shumë skuadra të mëdha që interesohen për shërbimet e tij, Naglesmann, me shumë mundësi, do të largohet nga Leipzig-u pas sezonit të ardhshëm.

Çka tha Flick?

Flick refuzoi që ta quante të mbaruar kohën e tij te Bayern-i, përkundër eliminimit nga PSG-ja.

“Gjithmonë mendoj për të ardhmen dhe çfarë do të ndodhë”, tha Flick, “ku do që të jetë e ardhmja ime, familja ime është prapa meje”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore