Sport

Nagelsmann hedh sytë nga Barcelona për merkaton


Julian Nagelsmann, trajneri i Bayern Munich-ut ka hedhur sytë nga Barcelona për merkaton. Gjermani kërkon Sergino Dest-in dhe Sergi Roberto-n, por asnjëri prej tyre nuk dëshiron largimin nga “Camp Nou”.

Sipas spanjolles “AS”, Barcelona është e hapur për të dëgjuar ofertat që vijnë për dyshen Dest – Roberto, pavarësisht dëshirës së tyre për të qëndruar dhe ofertave të mëparshme që kanë refuzuar.

Dest ka pasur oferta nga Borussia Dortmund, Arsenal dhe AS Monaco por i ka refuzuar pasi dëshiron të qëndrojë te Barcelona.

“Unë dua të luaj sa më shumë. Unë gjithashtu dua të fitoj trofe me këtë klub dhe të përmirësohem si lojtar,” tha Dest gjatë një interviste.

Për Roberto-n situata është pak më ndryshe. Lojtari ka edhe një vit kontratë dhe nuk ka ende bisedime për rinovimin e saj.

29-vjeçari mund të largohet këtë merkato nga Barcelona, në mënyrë që të ndikojë edhe te ulja e pagave, por edhe për të mos u humbur me parametera zero vitin tjetër.

Milan-i dhe Manchester City janë dy rivalët e Bayern Munich-ut për shërbimet e Roberto-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore