Lajme

Nagavci uron Ditën Ndërkombëtare të Arsimit


Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Arsimit.

Në këtë urim, ajo thotë se arsimi dhe edukimi janë procese të pandalshme dhe çelës për të hapur dyert e një jete të suksesshme për secilin e për zhvillimin e çdo shoqërie.

Ministrja thotë se edhe këtë vit kjo ditë i gjen nxënësit, mësimdhënësit e shkollat duke u ballafaquar me shumë sfida për shkak të pandemisë.

Por, ajo shkruan në Facebook se “puna po vazhdon” dhe të gjithë sfidat do të tejkalohen.

“Do ta bëjmë më të mirën për shkollarët tanë, e për mësimdhënësit do të ofrojmë mbështetjen e nevojshme që bashkarisht të arrimë rezultate sa më të mira”, ka vazhduar Nagavci.

Nagavci lë të kuptohet që Qeveria e Kosovës, arsimin e ka parakusht për zhvillim.

“Për Qeverinë tonë arsimi është parakusht për zhvillim, andaj po punojmë me përkushtim, me plane e aktivitete konkrete që sistemi ynë të përmirësohet në të gjitha nivelet e të gjitha sferat e arsimit”, shtoi ajo.

Nagavci në fund shtoi se ata synojnë rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm, dhe janë duke punuar që t’iu ofrojnë gjithpërshirje fëmijëve me nevoja të veçanta dhe komuniteteve t’u ofrojnë mundësi të barabarta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore