Lajme

Nagavci tregon arsyet e dorëheqjes së Pupovcit


Arbërie Nagavci

“Për arsye personale e shëndetësore”.

Kështu e ka përkufizuar dorëheqjen e zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovcit, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Sipas Nagavcit, Pupovci nuk ka dorëzuar dorëheqje formale, por vetëm e ka njoftuar atë për këtë vendim.

“Ka treguar që për arsye personale shëndetësore ka kërkuar që me qenë në pozitë deri në fund të këtij viti. Dorëheqje nuk ka dorëzuar”, u shpreh ajo.

Të enjten Pupovci ka konfirmuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit të Arsimit.

Dukagjin Pupovci

Në prill të vitit të kaluar Pupovci ishte emëruar së zëvendësministër i Arsimit.

Para emërimit në këtë dikaster, Pupovci ishte drejtor ekzekutiv i Qendrës për Arsim (KEC).

Pupovci është profesor universitar dhe ekspert i arsimit.

Pupovci ka kontribuar në zhvillimin e dokumenteve të rëndësishme të politikave dhe është bashkautor i studimeve e artikujve në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor në Kosovë. Nga marsi i vitit 2000 ka qenë drejtor ekzekutiv i Qendrës për Arsim të Kosovës (KEC), organizatë joqeveritare e specializuar në fushën e arsimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore