Lajme

Nafta qëndron në nivelet më të larta pas përshkallëzimit Rusi-Ukrainë


Nafta u rrit në 100 dollarë për fuçi të martën.

Kjo, pasi Moska zyrtare urdhëroi dërgimin e trupave të saj në dy rajone separatiste të Ukrainës Lindore.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania njoftuan sanksione që synojnë bankat ruse, ndërsa Bashkimi Evropian futi në listën e zezë më shumë politikanë.

Gjermania nga ana e saj vendosi frenat në projektin e gazsjellësit Nord Stream 2.

“Tregu padyshim që pomponte një premium të tepërt të rrezikut pasi Rusia hyri në pjesën e separatistëve të Ukrainës dhe ky premium i frikës u shpërbë gradualisht”, tha Jim Ritterbusch, president i Ritterbusch and Associates në Galena, Illinois.

Standardi global i naftës së papërpunuar Brent u tregtua deri në 99,50 dollarë për fuçi, më e larta që nga shtatori i vitit 2014.

Nafta e papërpunuar e Teksasit Perëndimor (WTI) gjithashtu arriti nivelin më të lartë në shtatë vjet.

Kjo, pasi arriti kulmin në 96 dollarë për fuçi, përpara se të përfundonte në 92.35 dollarë.

Tregu amerikan u mbyll të hënën për një festë publike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore