Sport

Nadal e nis me fitore Australian Open


Nadal e ka nisur me fitore edicionin e vitit 2022 të Australian Open.

Në një kompeticion që sot nisi zyrtarisht, por shumë më herët nisi me çështjen Djokovic, Nadal kërkon që të bëhet tenisti me më shumë grand-slam në histori.

Spanjolli, Roger Federer dhe Djokovic janë të barazuar me nga 20 grand-slam secili.

Në Australi, nga treshja e madhe, pjesëmarrës do të jetë vetëm Nadal.

Djokovic-it iu refuzua viza nga Australia, kurse Federer mbetet i lënduar.

Spanjolli rrugën për të shfrytëzuar këtë mundësi të artë e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar pastër përballë Marcos Giron.

Amerikani Giron, që ndodhet i 66-ti në botë, nuk ishte ndonjë sfidë e madhe për Nadal.

Spanjolli fitoi 0-3 me sete (1-6, 4-6, 2-6) duke e mbyllur ndeshjen në 1 orë e 51 minuta.

Në raundin tjetër, Nadal do të përballet me gjermanin Yannick Hanfmann, që ndodhet i 126-ti në botë.

Ndeshja do të zhvillohet më datë 19 janar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore