Sport

Nadal: Asnjë lojtar nuk është më i rëndësishëm se Australian Open


Rafael Nadal ka folur sërish për Novak Djokovicin dhe problemet e tij me ministrinë e emigracionit të Australisë, me spanjollinn që këmbëngul se asnjë lojtar nuk është më i rëndësishëm se “Australian Open”.

Edhe pse Djokovic ka fituar nëntë herë turneun, Nadal shpjegoi se jeta do të vazhdojë edhe nëse ai nuk mund të marrë pjesë këtë herë.

“Është shumë e qartë se Novak Djokovic është një nga lojtarët më të mirë të historisë, pa dyshim”, tha Nadal.

“Por, nuk ka asnjë lojtar në histori që është më i rëndësishëm se turneu. Lojtarët qëndrojnë dhe pastaj shkojnë, dhe lojtarë të tjerë po vijnë.

“Pra, jo Novak, Roger apo unë. Ose Bjorn Borg, i cili ishte i mrekullueshëm. Tenisi vazhdon.

“Australian Open është shumë më i rëndësishëm se çdo lojtar”.

Nëse ai do të luaj, atëherë në rregull. Nëse ai nuk luan, do të jetë një Australian Open i mrekullueshëm me ose pa të”, përfundoi Nadal.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore