
Paris Saint-Germain dhe Chelsea, dy mysafirët e ndeshjeve të së mërkurës arritën fitore të mëdha.
Francezët shënuan tre gola të arta në “Allianz Arena”.
Si në ndeshjen me Barcelonën, përsëri ishte Mbappe protagonist për skuadrën e Pochettino-s.
Francezi shënoi për 0-1 në minutën e tretë të ndeshjes, duke shfrytëzuar një asistim të Neymar-it.
Braziliani asistoi edhe golin e dytë, që u shndërrua në gol nga braziliani tjetër, Marquinhos.
Ish-lojtari i PSG-së, Choupo-Moting ishte protagonist për Bayern-in, duke ngushtuar epërsinë në vetëm një gol.
Në pjesën e dytë, pas një ore lojë, Thomas Muller barazoi rezultatin në 2-2, duke rikthyer komplet bavarezët në lojë.
Për të thyer shpresat te bavarezët u kujdes përsëri Mbappe, i cili me një lëvizje të bukur brenda zonës shënoi golin e tretë të parisienëve.
Ndeshja përfundoi 3-2 për Paris-in, në një fitore të madhe jashtë “Parc des Princes”.
Edhe Chelsea fitoi si “mysafir” i Porto-s.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Sanchez Pizjuan” të Sevilla-s për shkak të Covid-19, Chelsea konsiderohej mysafir i Porto-s.
Londinezët zgjodhën gjithçka me nga një gol në të dyja pjesët.
Ishte super talenti Mason Mount që shënoi për 0-1 në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, në fund të takimit, Chillwell shënoi për 0-2.
Londinezët shkojnë si “vendas” me rezultat shumë komod.
Ndeshjet e kthimit zhvillohen më 13 prill.
Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Veliu konfirmon akuzat mbi ngjarjen në Elbasan, nuk ka materiale zgjedhore në sekuestro
-
Ndërkombëtarët, apel shqiptarëve: Mos e shisni votën!
-
Maas në Prishtinë flet për ‘non-paper’-in slloven – Gjermania kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan
-
Kim-Soreca-Celibashi/ Pas takimit në KQZ, ambasadorja falenderon Ramën dhe Bashën