Lajme

Myanmar tërheq ambasadorin në Mbretërinë e Bashkuar


Myanmar ka tërhequr ambasadorin e saj në Mbretërinë e Bashkuar, pasi foli kundër grushtit të shtetit ushtarak dhe kërkoi lirimin e kancelares Aung San Suu Kyi.

Kyaw Zwar Minn ka thënë se vendi tashmë ishte i ndarë dhe drejt luftës civile.

Ambasadori, i cili është një ish-kolonel ushtarak, të hënën në një deklaratë bënte thirrje për lirimin e zonjës Suu Kyi dhe presidentit të rrëzuar Win Myint.

Thirrja e ambasadorit kundër grushtit të shtetit

Ambasadori i Kombeve të Bashkuara në Myanmar, Kyaw Moe Tun, ka kërkuar nga Asambleja e Përgjithshme e KB-së që të ndërmerren veprime të menjëhershme ndërkombëtare, të cilat ndihmojnë në përmbysjen e puçit ushtarak.

“Ne kemi nevojë për veprime të mëtejshme nga bashkësia ndërkombëtare që t’i japim fund menjëherë grushtit të shtetit. Kjo, për të ndaluar shtypjen e njerëzve të pafajshëm, për t’u kthyer pushtetin shtetëror njerëzve dhe për të rivendosur demokracinë”.

Ambasadori pushohet nga puna

Në shkurt, sundimtarët ushtarakë të Myanmar-it njoftuan se kanë pushuar nga puna ambasadorin e Kombeve të Bashkuara (KB) në Myanmar.

Vendimi erdhi pas thirrjes ndërkombëtare për ndihmë të ambasadorit Kyaë Moe Tun, për t`i dhënë fund grushtit të shtetit në Myanmar.

Gjatë fjalimit, ambasadori i KB-së deklaroi se askush nuk duhet të bashkëpunojë me ushtrinë, derisa kjo e fundit t`i kthejë pushtetin qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike.

Më 27 shkurt, televizioni shtetëror i Myanmar-it njoftoi largimin e tij. Aty thuhej se ambasadori kishte “tradhtuar vendin dhe kishte folur për një organizatë jozyrtare, e cila nuk përfaqëson Myanmar-in. Ai akuzohej se kishte abuzuar me fuqinë dhe përgjegjësitë e një ambasadori”.

Grushti i shtetit

Ushtria e Myanmar-it ka marrë në dorë vendin me anë të një grushti shteti. Ata kanë arrestuar kancelaren Aung San Suu Kyi dhe pjesëtarë të tjerë të kabinetit. Ky grusht vjen pas disa ditësh tensioni mbi rezultatin e zgjedhjeve të fundit të nëntorit 2020.

Kancelarja 75-vjeçare Aung, presidenti Win Myint dhe pjesëtarë të tjerë Ligës Kombëtare për Demokraci u arrestuan në rezidencën qeveritare të kryeqytetit, Naypyidaw.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore