Lajme

Myanmar: Rrëmbehet gazetari i BBC-së


Një gazetar i BBC-së është rrëmbyer në Myanmar ndërsa përplasjet midis forcave të sigurisë dhe protestuesve vazhdojnë.

Aung Thura u rrëmbye nga disa burra me veshje civile ndërsa po raportonte përpara një gjykate në kryeqytetin Nay Pyi Taw.

Zyrtarja e BBC-së tha në një deklaratë se ishte jashtëzakonisht e shqetësuar dhe u bëri thirrje autoriteteve për të ndihmuar në gjetjen e tij.

Të paktën tetë persona raportohet të kenë vdekur në protestat më të fundit, të cilat u zhvilluan në disa qytete.

Aung Thura u rrëmbye së bashku me një gazetar tjetër, Than Htike Aung, i cili punon për organizatën lokale të lajmeve, Mizzima.

Licenca e operimit të Mizzima-s u revokua nga qeveria ushtarake në fillim të këtij muaji.

Personat që ndaluan gazetarët, mbërritën me një fugon në orën lokale 05:30 të premten dhe kërkuan t’i takonin. Që atëherë BBC-ja nuk ka qenë në gjendje të kontaktojë me Aung Thura.

“Ne i bëjmë thirrje autoriteteve të ndihmojnë në gjetjen e tij dhe të konfirmojë se ai është i sigurt. Aung Thura është një gazetar i akredituar i BBC-së me shumë vite përvojë raportimi duke mbuluar ngjarjet në Nay Pyi Taw”, ka bërë thirrje zëdhënësi i korporatës.

E kaluara e Myanmar-it

40 gazetarë janë arrestuar që nga grushti i shtetit më 1 shkurt. 16 prej tyre janë ende në paraburgim dhe ushtria ka hequr licencat e pesë kompanive mediatike.

Sipas pronarit të një agjencie funerali, tetë personat e vrarë të premten u qëlluan për vdekje nga forcat e sigurisë në qytetin qendror të Aungban-it.

“Forcat e sigurisë erdhën për të hequr pengesat, por njerëzit rezistuan dhe ata qëlluan”, i tha një dëshmitar agjencisë së lajmeve, Reuters.

Sipas raportimeve nga grupi aktivist i Shoqatës së Ndihmës për të Burgosurit Politikë, dhuna pas grushtit të shtetit u ka marrë jetën të paktën 232 shtetasve nga Myanmar.

Një nga ditët më të përgjakshme ishte 14 marsi kur u vranë 38 persona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore