Lajme

Myanmar/Makina të blinduara, burg dhe gjoba për protestuesit


Grupet e vogla të protestuesve kanë filluar të mblidhen në Myanmar, megjithëse në qytet ka shumë makina të blinduara.

Prania e shtuar e ushtrisë është shenja e fundit e një goditje të mundshme si kundërshti ndaj grushtit të shtetit të kryer me 1 shkurt.

Qindra, mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protesta gjatë 10 ditëve të fundit. Ata kanë kërkuar rivendosjene  demokracisë dhe lirimin e liderëve nga paraburgimi.

Të hënën u raportua se udhëheqësja do të mbahet në arrest edhe për dy ditë të tjera.

Në të gjithë vendin të dielën, qindra, mijëra protestues u mblodhën kundër ushtrisë për të nëntën ditë me radhë.

Në qytetin Myitkyina, në shtetin Kachin, të shtënat dëgjoheshin të shtënat ndërsa forcat e sigurisë përplaseshin me demonstruesit anti-grusht shteti.

Mes të arrestuarve ishin dhe pesë gazetarë.

Në Yangon, automjetet e blinduara u panë në rrugë për herë të parë të hënën që nga grushti i shtetit.

Të Shtunën, ushtria tha se urdhër-arrestet ishin lëshuar për shtatë aktivistë të opozitës. Ata paralajmëruan publikun që të mos strehojnë aktivistë të opozitës të cilët largohen nga arrestimi.

Gjoba dhe burg për protestuesit

Ushtria e Myanmar-it ka paralajmëruar protestuesit në të gjithë vendin se ata mund të përballen me 20 vite burg nëse pengojnë forcat e armatosura.

Dënimet dhe gjobat do të zbatohen gjithashtu për ata që zbulohen se nxisin “urrejtje ose përbuzje” ndaj udhëheqësve të grushtit të shtetit.

Prania e shtuar e ushtrisë është shenjë e një goditje të mundshme ndaj kundërshtimit të grushtit të shtetit.

Junta në pushtet ka njoftuar gjithashtu një seri ndryshimesh ligjore, duke vendosur dënime të gjata me burg dhe gjobitje për këdo që nxit urrejtje ndaj ushtrisë, “me fjalë, të folura ose të shkruara, me shenja, ose me përfaqësim të dukshëm”.

Lëvizje ushtarake

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të dielën në Myanmar ka paralajmëruar “lëvizje ushtarake” në qytetin kryesor të vendit, Yangon paralajmëron ndërprerjen e internetit gjatë 12 orëve të ardhshme.

Ndërprerjet e pritshme, të cilat nuk janë konfirmuar nga firma norvegjeze e telekomunikacionit që drejton rrjetin e komunikimit të vendit, kanë ngritur frikën e një goditje të mundshme brenda natës.

SHBA u kërkoi qytetarëve të saj të “strehoheshin në vend” të dielën në mbrëmje pasi tre automjete të blinduara u panë në qytet për herë të parë që nga grushti i shtetit ushtarak i 1 shkurtit.

Interneti u bllokua të shtunën e kaluar ndërsa lëvizja protestuese po merrte formë, por u rikthye pas 24 orësh.

Kryesisht demonstruesit e kanë përdorur internetin për t’u organizuar dhe për të kapur reagimin e policisë duke përfshirë të shtënat me plumba gome mbi turmat dhe në disa raste përdorimin e municioneve.

Dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugët e qyteteve kryesore të Myanmarit për të nëntën ditë, për të protestuar kundër grushtit të shteti.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore