Lajme

Myanmar: Facebook ndalon çdo llogari të ushtrisë


Facebook ka bllokuar të gjitha llogaritë e lidhura me ushtrinë e Myanmar.

Ndalimi përfshin gjithashtu reklama në Facebook nga kompani të kontrolluara nga ushtria dhe llogari në Instagram.

Kompania përmendi grushtin e shtetit ushtarak në fillim të këtij muaji si dhe dhunën kundër protestuesve që pasoi si arsye për ndalimin.

Në një deklaratë Facebook u shpreh se “ngjarjet që prej grushtit të shtetit të 1 shkurtit, përfshirë dhunën vdekjeprurëse, kanë nxituar nevojën për këtë ndalim.

Ndalimi hyn në fuqi menjëherë. Vjen disa ditë pasi Facebook bllokoi faqet e drejtuara nga TV Myawaddy dhe transmetuesi shtetëror MRTV i kontrolluar nga ushtria.

Facebook bojkoton ushtrinë

Një faqe në Facebook e drejtuar nga shërbimi i informacionit “True Neës” i juntës në Myanmar, u fshi nga platforma të dielën e 21 shkurtit pas akuzave për nxitje të dhunës nga gjigandi i teknologjisë.

Një zëdhënës për platformën tha se faqja e Ekipit të Informacionit të Vërtetë të Tatmadaë u hoq për “shkelje të përsëritura të Standardeve të Komunitetit që ndalojnë nxitjen e dhunës dhe koordinimin e dëmit”.

Me 4 shkurt, qeveria e re ushtarake e Myanmar-it ka bllokuar aksesin në median sociale facebook, teksa rezistenca ndaj grushtit të shtetit është rritur me thirrje për mosbindje civile, duke protestuar për përmbysjen e qeverisë civile dhe kancelares, Aung San Suu Kyi.

Bllokimi i facebook nga ushtria

Facebook është shumë i përdorur në Myanmar. Qeveria e rrëzuar e ka përdorur për të bërë njoftime publike.

Ministria e komunikimit ka nxjerrë një direktivë për të bllokuar përkohësisht facebook-un. Kjo direktivë ju është dërguar operatorëve dhe ofruesve të shërbimit celularë.

Ofruesi i shërbimit celular Telenor Myanmar, i cili është pjesë e grupit norvegjez Telenor u shpreh se është i shqetësuar për urdhrin e nxjerrë për shkak se është në shkelje të drejtave të njeriut.

Partia politike e rrëzuar dhe aktivistë të tjerë në Myanmar kanë bërë thirrje për mosbindje civile.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore