Lajme

Myanmar/Deputetët kërkesë KB-së që të hetojnë shkeljet e të drejtave të njeriut


300 deputetë të Myanmar-it kanë kërkuar që Kombet e Bashkuara (KB) të hetojnë shkeljet e të drejtave të njeriut për të cilat pretendojnë se janë kryer nga ushtria.

Në një letër drejtuar Këshillit të të Drejtave të Njeriut të agjencisë në Gjenevë, deputetët akuzuan forcat e sigurisë së Myanmar-it për qëllimin e protestuesve kundër grushtit të shtetit.

Gjenerali, Min Aung Hlaing, të cilin ushtria e caktoi si udhëheqës ushtarak të vendit, bëri thirrje për unitet me qëllim parandalimin e “shpërbërjes” ndërsa vendi shënon festën e Ditës së Bashkimit.

Ambasadori i Britanisë në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, Julian Braithwaite, lexoi përmbajtjen e letrës në emër të parlamentarëve të zgjedhur të Myanmar-it. Ai i kërkoi Këshillit të të Drejtave të Njeriut të mbështesë përpjekjet e tyre në nxjerrjen në pah të abuzimeve të pretenduara duke kryer një hetim.

Ai u shpreh se grushti ushtarak çoi në arrestime të udhëheqësve civilë dhe kufizime të lirisë së fjalës për shkak të ndërprerjes internetit dhe bllokimit rrjeteve sociale.

Tom Andrews, hetues i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut për Myanmar-in i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara përmes këshillit sigurimit që të marrin në konsideratë sanksionet ekonomike, ndalimin e eksportit të armëve dhe ndalimin e udhëtimit për udhëheqësit ushtarakë.

Ushtria në Ditën e Bashkimit dha amnisti duke urdhëruar lirimin e më shumë se 23 mijë të burgosurve, përfshirë 55 të huaj.

Faljet masive janë të zakonshme në ditët kombëtare, shpesh për të zvogëluar numrin në burgjet e mbipopulluara.

Grushti i shtetit

Ushtria e Myanmar-it ka marrë në dorë vendin me anë të një grushti shteti, duke arrestuar kancelaren Aung San Suu Kyi dhe pjesëtarë të tjerë të kabinetit. Ky grusht vjen pas disa ditësh tension mbi rezultatin e zgjedhjeve të fundit të nëntorit 2020.

Kancelarja 75 vjeçare Aung, presidenti Win Myint dhe pjesëtarë të tjerë Ligës Kombëtare për Demokraci u arrestuan në rezidencën qeveritare të kryeqytetit, Naypyidaw.

Drejtuesit e ushtrisë deklaruan se kanë marrë kontrollin e shtetit. Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në Myanmar. Pushteti i përkohshëm i ka kaluar gjeneralit Min Aung Hlaing.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore