Lajme

MV, qëndrimi i saj për vaksinën AstraZeneca


Ministria e Shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka deklaruar të martën e 16 marsit, se qëndrimi i saj përsa i përket përdorimit të vaksinës të kompanisë së AstraZeneca-s, do të ndjekë rekomandimet e Agjencisë Evropiane të Barnave dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë”.

Muajin e kaluar ministri Venko Filipçe, ka deklaruar se në RMV, është parashikuar që të arrijnë rreth 200 mijë doza nga kjo vaksinë.

Një pjesë prej tyre priten të arrijnë brenda marsit.

Deri më tani Ministria nuk ka dhënë detaje të tjera.

Vaksina anti-Covid nga kompania AstraZeneca, është refuzuar nga shumë shtete anëtare të Bashkimit Evropian dhe vende të tjera. Përfshihet Holanda, Gjermania, Italia, Franca, Danimarka, Bullgaria, Islanda, Austria dhe Republika Demokratike e Kongos.

Ndërsa Tajlanda ka njoftuar se do të nisë përdorim e saj gjatë kësaj dite.

Po ashtu deri tani janë vaksinuar 11 milionë njerës në Mbretërinë e Bashkuar. Si dhe 6 milionë njerës nga vende të tjera të BE-së.

Gjithashtu dhe Shqipëria e ka nisur ditën e shtunë përdorimin e kësaj vaksine tek stafi i mësuesve.

Pse po ndalohet përdorimi i AstraZeneca-s?

Kjo ka ardhur pas disa raporteve ku u dyshua se pas implementimit, disa njerëz në Danimarkë dhe Norvegji kanë pësuar mpiksje gjaku.

Gjithashtu ka pasur dhe raste humbje jete se janë dyshuar se ka ardhur nga trompoza e shkaktuar nga vaksina.

Por OBSH dhe AMA, kanë deklaruar se nuk ka asnjë tregues në lidhje me shkaktimin e mpikjes së gjakut pas implementimit të vaksinës.

EMA, e cila aktualisht po kryen një studim të incidenteve të mpiksjes së gjakut, ka deklaruar se vaksina mund të vazhdojë të administrohet.

Çfarë ka deklaruar AstraZeneca?

Kompania ka deklaruar se nuk kishte prova të një rreziku të rritur të mpiksjes për shkak të vaksinës.

Ajo tha që në të gjithë BE-në dhe Mbretërinë e Bashkuar kishin pasur 15 raste të trombozës së venave të thella, një mpiksje gjaku në venë. 22 ngjarje të embolisë pulmonare, një mpiksje gjaku që është shfaqur në mushkëri.

AstraZeneca tha se këto shifra ishin “shumë më të ulëta nga sa pritej të ndodhnin natyrshëm në një popullatë të përgjithshme të kësaj madhësie dhe janë të ngjashme me vaksinat e tjera të licencuara të Covid-19”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore