Lajme

MV/Prokuroria: Të arrestohen tre protestuesit për rastin “Monstra”


Prokuroria e e Shkupit në Maqedoninë e Veriut, ka paraqitur në Gjykatën Penale, më 3 mars, masën arrest me burg për tre personat që protestuan javën e kaluar për rastin “Monstra”. Për këta persona është ngritur një procedurë penale.

“Të dyshuarit, dy prej të cilëve janë 29 vjeç dhe 22 vjeç, më 26 shkurt, kryen dhunë ndaj nëpunësve të policisë dhe personave të tjerë të pranishëm”.

Prokuroria kërkoi këtë vendim pasi hodhën dyshime se të dyshuarit mund të arritesen ose të përsërisin veprën penale.

Kujtojmë se protesta ka nisur më 25 shkurt, ku u organizua për pakanqësitë në lidhje me vendimin e të të pandehurve për rastin “Monstra”.

Më 23 shkurt u 2021 u dha vendimi, ku tre prej të akuzuarve u dënuan më burgim të përjetshëm. Ndërsa tre nga ata me 15 vjet heqje lirie, tjetri 9 vjet dhe një i akuzuar u lirua në mungesë provash kundër tij.

Gjatë kësaj proteste ngelën të lënduar shatët policisë dhe disa gazetarë.

Synimi i protesvuesve ishte të bënin një demostratë paqësore dhe jo të dhunshme. Raportohet se ata nuk u lejuan nga forcat policore për të hyrë në brendësi të selisë së Qeverisë maqedonase.

Pasi policia u doli pritë dhe u mbylli rrugën, protestuesit nisën të hidhnin gurë dhe objekte të forta kundër tyre.

Policia u kundërpërgjigj duke sulmuar protestuesit. Ata hodhën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Rasti “Monstra” ka të bëjë me vrasjen e pesë maqedonasve etnikë në vitin 2012. Si përgjegjës për vrasjet u akuzuan gjashtë shqiptarë etnikë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore