Lajme

MV/ Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi për ndërtimin e Korridorit të 8-të


Zëvendëskryeministri i parë, njëkohësisht Ministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhëniet midis Komuniteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), Artan Grubi, të mërkurën e 31 marsit, njoftoi se është nënshkruar Memorandumi Mirëkuptimi me kompaninë amerikane Bechtel Enka, për ndërtimin e Korridorit të tetë dhe 10D.

Njoftimin, Grubi e bëri nëpërmjet një statusi në median sociale Twitter, dhe nënshkrimi u bë në emër të Qeverisë.

“Korridori tetë në proces. Shumë i lumtur me zhvillimet e fundit dhe hapjen e perspektivave të reja për një partneritet të qëndrueshëm dhe zbatimin e projekteve cilësore që lidhin njerëzit dhe vendet”.

Në ceremoni të pranishëm ishin edhe ambasadorja amerikane e RMV-së, Kate Marie Byrnes, ministri i Transportit dhe Lidhje, Blagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjen për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi.

Sipas Grubit ky projekt do të shërbejë si urë lidhëse për vendet e Ballkanit Perëndimor.

““Ky korridor përfaqëson mundësi të mirë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, qoftë nga pikëpamja politike pasi që ai do të bëjë të mundur që vendi të marrë peshë të re gjeopolitike si një urë lidhëse mes vendeve të Ballkanit”.

Projekti do të kalojë në Tetovë-Gostivar-Kërçovë-Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë.

““Është një nga dhjetë korridoret trans-evropiane të cilat janë paramenduar që të lehtësojnë shkëmbimin e mallrave dhe njerëzve midis vendeve të Bashkimit Evropian, shteteve të Ballkanit që kanë dalje në Detin e Zi dhe Detin Kaspik dhe shteteve të Azisë Qendrore”.

Grubi theksoi faktin se ky prjekt është jetik për RMV-në, në vëçanti pë ekonominë e vendit.

“U mundëson kompanive qasje në tregjet Evropiane”.

Në përfundim ai tha se ky projekt do të dëshmojë se historia më e rë e Evropës Jug-Lindore do të kalojë përmes Shkupit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore