Lajme

MV/Filipçe: Të mërkurën nis vaksimi masiv


Minstri i Shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), Venko Filipçe, ka lajmëruar të hënën e 29 marsit, se duke nisur nga dita e mërkurë do të fillojë vaksinimi masiv i popullsisë.

Ndërsa përsa i përket shpërndarjes së vaksinave nëpër rrethe do të bëhet gjatë ditës së hënë dhe të martë.

Vendi ku do të kryhet vaksinimi do të jetë stadiumi “Boris Trajkovski” në Shkup.

“Do të ketë të paktën 30 pozicione për vaksinimin”.

Filipçe tha se vaksinimi do të nisë me 22 mijë qytetarë mbi 75 vjeç.

“Procedura do të kryhet nëpërmjet mjekut të familjes, në cilin vend dhe orën e saktë të vaksinimit”.

Ai gjithashtu tha se Qeveria është duke punuar për të bërë të mundur mbërritjen e vaksinave kineze në vend.

“Jemi në kontakt edhe me kompaninë Pfizer dhe me Bashkimin Evropian për më shumë vaksina”, e mbylii Filipçe.

Deri më tani në RMV janë vaksinuar nga radhët e personelit shëndetësor.

Fushata e vaksinimi në RMV filloi me 4 mijë e 680 dozat e Pfizer-it, nga 8 mijë dozat e parashikuara, që i dhuroi Serbia.

Po ashtu më 7 mars në RMV arritën 3 mijë doza Sputnik V nga Rusia.

Nga Rusia pritet t’i vijnë edhe 197 mijë doza të tjera të vaksinës anti-Covid.

Deri më tani RMV-ja numëron 3 mijë e 675 humbje jetë nga Covid-19, që nga shfaqja e saj. 126 mijë e 938 raste aktive, dhe 104 mijë e 356 qytetarë të shëruar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore